Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kalimi i pasaportave në varësi të administratës, PD: Alarm i kuq për Shqipërinë

2023/01/23 at 3:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kalimi i pasaportave në varësi të administratës, PD: Alarm i kuq për Shqipërinë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbarimin e kontratës së kompanisë franceze “Aleat”, e cila prej 16 vitesh ka prodhuar pasaportat dhe kartat e identitetit të shtetasve shqiptarë.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një dalje për media nga selia blu, ka thënë se kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaporta dhe letërnjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët.

Ajo deklaron se “Aleat” ka kërkuar rinovim të kontratës, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se ka zgjedhur të punojë më oligarkët dhe patronazhistët pasi me të cilët ka se çfarë të ndajë.

“Shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.

T’ua marrësh francezëve dhe t’ia japësh vartësve të Çucit është si “Teslën” e Elon Musk ta prodhodh në një baxho djathi në Surrel.

Por, në qeverinë e Ramës kjo nuk është risi: e mbani mend besoj ditën kur një shitësi qoftesh iu dha tenderi i sterilizimeve?!

Për kujtesë të publikut, kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaporta dhe leternjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët.

Sipas informacioneve tona francezët, bazuar edhe në kreditet e mira, kanë ngulmuar për ripërtëritjen e kontratës, por siç e dini, Rama preferon oligarkët dhe patronazhistët, me të cilët ka se çfarë të ndajë.

Kalimi i këtij shërbimi në varësi të administratës së Ramës, pikërisht në kohën kur ajo ka pikët më të ulëta në publik, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit spektakolar me e-Albanian dhe gjithë strukturën e sigurisë kibernetike, është një alarm i kuq për Shqipërinë dhe Europën.

Nuk është rastësi që flitet për pasaporta të arta, për amnisti fiskale, që ka ndërhyrje në sistemin TIMS – të cilat u faturohen iranianëve – që të dhënat e shqiptarëve qarkullojnë si të ishin numra llotarie në gazetën e fundjavës.

ASPAK.

Për të kurorëzuar kapjen korruptive të sistemit në cdo anë, Rama dhe Cuci, Edi dhe Bledi, që për partinë e shesin Shqipërinë, kanë menduar të fusin në dorë edhe hallkën e fundit të sigurisë, pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit.

Ti varësh ujkut mëlçitë e qingjit në qafë, i thonë kësaj.

Tani ushtria e patronazhistëve, me të cilën Rama mburret si t’i kishte fëmijë për shpirt, do të ketë edhe një instrument më shumë për t’i zhveshur shqiptarët nga privatësia, për t’ju marrë votën dhe për ti përqeshur e vjedhur me vullnetin e tyre të shtrembëruar.

Me praninë e Aleat-it duket sikur Rama dhe Cuci bezdisen nga i vetmi element i infrastrukturës së sigurisë që nuk u kap dot nga hakerimi.

Iranianët mundën të hyjnë në të gjitha sistemet e qeverisë, çelësat e të cilave i ka Rama-Cuci, por jo te Aleat-i.

Duke përzënë të vetmen kompani që ka standard dhe ruan standardet, Edi Rama dëshmon profilin e qeverisjes së tij që udhëhiqet vetëm nga vjedhja dhe përfitimi.

Me këtë akt të papërgjegjeshëm për pasurimin e tij dhe klanit të tij, Edi Rama kërcënon ne menyre thelbesore rikthimin e vizave per shqiptaret”-tha Garo.

Ju sugjerojmë

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
Bota

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

23 Janar, 2026 10:51 am
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

23 Janar, 2026 10:49 am
Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
Bota

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

23 Janar, 2026 9:52 am
Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
Aktualitet

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

23 Janar, 2026 8:47 am
“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”
Aktualitet

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”

23 Janar, 2026 8:45 am
Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado
Aktualitet

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

23 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Para
Kultivuan kanabis në malet e Krujës, arrestohen 2 vëllezërit (EMRAT)

Kavajë/ Zjarr në një azil pleqsh, lëndohet një e moshuar

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë u diskutua

Pistoletë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Pistoletë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

TE FUNDIT

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
23 Janar, 2026

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
23 Janar, 2026

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
23 Janar, 2026

Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
23 Janar, 2026

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet nga vizita në Shqipëri....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com