Policia kufitare greke ka njoftuar sërish se rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Do të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë.
“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.
Prej disa ditësh fermerët në Greqi nuk i kanë ndalur protestat, ndërsa disa akse janë bllokuar.