Pas publikimit të lajmit për kafshimin nga qentë e rrugës të një turisteje italiane mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar.
Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t’i vrarë këto kafshë.
Disa kafshë të helmuara në shumë zona te qytetit jo vetëm të rrugës ,por edhe kafshë shtëpiake të raportuara 24 orët e fundit.
Si zgjidhje imediate, por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqatë dhe ka miratuar fondin me vlerë 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.