Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka një mesazh për ty/ Motra takon vëllain pas 36 vitesh te “E diela shqiptare”

2017/09/17 at 3:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ka një mesazh për ty/ Motra takon vëllain pas 36 vitesh te “E diela shqiptare”

Heroida ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vëllain e saj nga ana i ati, pasi prej 36 vitesh nuk janë parë.


Sikurse e thërrasin miqtë, Lida rrëfen se e ka patur gjithmonë pasion muzikën, por familja e saj nuk e lejonte, ndaj ajo shkonte e këndonte fshehurazi në festivalet e pionerëve. Por në moshën 14 – vjeçare ata e zbuluan dhe e dhunuan fizikisht, duke e larguar edhe nga shkolla. I vëllai e rrahu me rrip, ndërsa e ëma i preu okët dhe e mbylli në dhomë, duke e “burgosur”. Kjo sjellje erdhi si pasojë e shpifjeve të vëllezërve të saj, të cilët pretendonin se ajo nuk shkonte për të kënduar dhe se ishte e shthurur.

“Unë ika nga shtëpia, ika nga familja. Në orën 16:15 ikte treni nga Elbasani për Durrës. Kam hipur në tren pa biletë, pa lekë, pa asgjë prej gjëje. Vajta në Durrës, ngela ku do veja. Te gjyshja nuk veja dot se kisha frikë e as te dajat. Kisha dëgjuar në familje që kisha një vëlla me gruan e parë të babait. Kisha dëgjuar që kishte emrin e gjyshit, Abedin Lufta dhe thashë të veja ta takoja e të kërkoja një strehë te ky. Nëqoftëse nuk do më pranonte, nuk e dija se si do përfundonte jeta ime.” Lida shkoi në shtëpinë e të vëllait dhe familja e tij sëbashku me të ëmën pranuan ta strehonin. “Kam ardhur këtu që vetëm e vetëm t’i kërkoj falje sepse në atë moshë që vajta unë i rashë derës së atij, ai mund të përfundonte në burg për mua. Ai as më njihte, as unë s’e njihja, as nuk isha rritur me  të, as nuk kisha jetuar me të. I kam krijuar shumë debate edhe me gruan, por unë isha fëmijë dhe nuk dija. Pasioni im ishte vetëm të këndoja vetëm që të isha një vajzë e shkathët.” Kur Lida ishte 16 vjeç njohu një djalë, për të cilin s’kishte asnjë informacion, vetëm pamja e jashtme i bëri që të dashuroheshin e më pas të martoheshin. Familja e djalit ishte e internuar prej shumë vitesh në Fier, por duke qenë se i ati i Lindës ishte sekretar partie në Elbasan, e detyruan të ndahej.

“Më mori babai, të them të drejtën më gënjeu. Nuk më tha të drejtën kur më mori. Më tha që i kishte marrë malli se u bënë shumë vite që s’më kishin parë. Unë meqë isha e martuar, të them të drejtën vajta se thashë çfarë do më bëjnë tani. Kur më ka marrë për herë të parë babai isha shtatzënë 3 – muajshe me Rozalindën. Ndenja 1 javë dhe pastaj më hapi babi këtë bisedë. Më tha: ‘Po më do mua, nuk do shkosh më në Fier.’ Jo, i thashë unë, ai është burri im dhe unë kam jetën atje”. Por kur lexoi letrën nga komiteti, që i kishin dërguar të atit, qau dhe vendosi që të mos i ndodhte ajo çka i kishte ndodhur asaj, të privohej nga ajo që donte. Lida vendosi të ndahej nga bashkëshorti, por divorci duhej të bëhej pasi të lindte foshjen. Ferizi nuk donte të ndaheshin dhe ka kërkuar disa herë takim me Lidën.

“Mori gocën në krahë, qante e thoshte: ‘Pse? Çfarë i kam bërë unë kësaj jete?’. Nuk i ndërpreva lidhjet me Ferizin. Kur m’u bë vajza 5 vjeç  e kam takuar prapë, fshehurazi. Kjo ishte hera e fundit që u takuam se pastaj më martuan”.

Përsa i përket të vëllait, Lida thotë se e ka kërkuar shumë, por nuk ka mundur dot ta gjejë, ndaj i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

“Ta shikoj tani nuk e mbaj mend. Kam pësuar dhe një disfatë shumë të madhe, më ka humbur memorja. Dhe këto gjëra që mbaj mend, nuk e di se si … Janë ngulitur shumë thellë në memorjen time”.

Stafi “E Diela Shqiptare” mundi të gjejë vëllain e Lidës, Abedinin, i cili pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”. I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush mund të jetë personi që e ka ftuar, ai me humor shprehet se vetëm Arditi dhe Zoti e dinë. 

Abedini – Unë pres kush të jetë, më ka lënë pa gjumë gjithë natën.

Arditi – Çfarë mendoje, ku të shkonte mendja?

Abedini – Ku nuk shkon mendja. Ne shqiptarët gjithmonë mendojmë shumë dhe plakemi shpejt. Unë s’kam menduar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sa kam menduar për këtë të sotmen. Në ekranin e murit ndarës vëllai shikon motrën pas 36 vitesh dhe arrin ta njohë.

Abedini – Kjo është motra më duket. Më duket se është ajo se kam vite pa e parë. E kam parë një herë të vogël, një herë më fëmijë, pastaj s’e kam parë më. Ka qenë në Greqi.

Lida – Abedin mirë se erdhe! Shumë faleminderit! E para kam ardhur të të kërkoj falje, të kam futur shumë në bela. Kam ardhur kam trokitur në derën tënde në një moshë shumë të vogël dhe më ke pranuar, më ke futur brenda. Ju jam shumë mirënjohëse, megjithëse je gjaku im, je vëllai im!

Abedini – Ajo nuk diskutohet.

Lida – Kam bërë luftë të madhe dhe me vëllezërit e tjerë dhe motrën që ju të takoheni, të isni. Doja t’i sillja dhe këtu në emision, por nuk pranuan. Dashi është në Amerikë, Kujtimi në Itali. Mbrëmë kam folur me Lolën dhe më tha: “Nuk e donte nëna dhe babai, as unë nuk do ta dua derisa t’i shkoj atyre afër”. Babai na vdiq në ’99-ën. Abedini – E di. Një javë pasi kam martuar unë gocën.

Lida – Mamaja më vdiq para 2 vjetëve. Kisha shumë dëshirë t’ju takoja, megjithëse kam patur dhe unë shumë halle. Kam qenë dhe unë gati një vit në spital se bëra karambol me makinë. Jam bërë dhe unë gjyshe.

Abedini – Urime! T’i kesh me jetë.

Etiketa: ka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Aktualitet

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria

23 Maj, 2025 9:17 pm
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

23 Maj, 2025 9:10 pm
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri, Belgjika merr fitoren e parë

23 Maj, 2025 8:36 pm
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën
Aktualitet

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

23 Maj, 2025 8:13 pm
Para
I mbani mend vëllezërit skiftera të Italisë? Ja vendimi për njërin prej tyre….

I mbani mend vëllezërit skiftera të Italisë? Ja vendimi për njërin prej tyre....

Fotogaleri +18/ “Maya” e serialit “Zhade” pozon plotësisht nudo për fotografë

Fotogaleri +18/ "Maya" e serialit "Zhade" pozon plotësisht nudo për fotografë

E fundit/ Minoreni përplas makinën me shtyllën, vdes bashkëmoshatari i tij

E fundit/ Minoreni përplas makinën me shtyllën, vdes bashkëmoshatari i tij
















TE FUNDIT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
23 Maj, 2025

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
23 Maj, 2025

GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina Palloj...

Lexo më shumë

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
23 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në...

Lexo më shumë

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
23 Maj, 2025

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com