Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet tona.
Turist lituanez ka dalë për të eksploruar zonën, por prej datës 5 shtator nuk është rikthyer në bujtinën ku ishte akomoduar.
Mësohet se shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.
Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.
Kanë qenë familjarët dhe banorët të cilët kanë kërkuar ndihmë për të lokalizuar vendoshjen e tij, pasi vonesa e tij dhe mos lajmërimi në telefon është jo e zakonshme.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.
Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.