Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka bërë sa një qeveri e tërë për njerëzit”, kush është deputeti që Rama e përloti me fjalët e tij

2024/07/28 at 1:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka bërë sa një qeveri e tërë për njerëzit”, kush është deputeti që Rama e përloti me fjalët e tij

Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kryesocialisti Edi Rama veçoi nga përfaqësuesit e PS në qarqe, deputetin Vullnet Sinaj.

Ai e mori si një shembull të mirë pune, krahas shumë të tjerëve sipas tij në radhët e së majtës.

“Kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as për t’u dhënë këmbëve kur ka punë për të bërë. Vullnet Sina, është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta do thuhej në kafene, po ashtu i kishte edhe pa hyrë fare në skuadrën tonë. Nuk është i vetmi, por ja zura emrin se më tha se dua ta mbyll këtë rrugëtim. Kurrë, asnjëherë s’më ka shqetësuar për probleme personale, por më ka shkruar edhe pas mesnate nga puna e palodhur duke u kthyer nga një prej zonave më të varfra ku ka bërë atje sa një qeveri e tërë për njerëzit. Shembuj që nuk na mungojnë, që bëjnë punën më të madhe pa bujën më të vogëlk do përbëjnmë skuadrën për ndeshjen e ardhshme ku do hujmë jo vetëm për mandatin por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së pandërprerë.”

Më tej, Rama u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të shprehin vullnetin e tyre me votë në zgjedhjet e 2025-ës.

“Sot nga kjo foltore e PS dua tu them të gjtihë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua në majën sfiduese të 2030-ës, që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e BE-së flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam, pikë referimi në rajon për rritjen ekonomike e sociale. Shqiptarëve që e duan Shqipërinë, Europën e Ballkanit. Hidhni hapin tuaj! Mandati ynë i 4-ërt do jetë i pakthyeshmërisë së sigurt të progresit të pandalshëm. Mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi e sfidat, dhe për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Kuvendit të ri nuk do t’i mjaftojë vetëm përvoja e deptuetëve me vjetërsi, ndërgjegjie, me përgjegjshmëri në përfaqësimin e PS. Por do t’i duhen dijet, aftësitë, dëshira e të rinjve që do e afrojë medoemos për sporvat e mandatit të katërt. Kam fjalën për figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme, me energji, ambicie e vullnet.

Pavarësisht pasurisë, vendoddhjes, gjinisë, moshës, mbiemrit…Në sektorin publik apo privat, me banim në Shqipëri apo jashtë dhe më vjen shumë mirë sot kur bëhet fjalë për ata jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur nga PS. Për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do votojnë. Shqiptarët e Europës dhe më gjerë janë kontributë të mëdhenj në ekonominë. Prej kohësh duhet ta ushtronin të drejtën e zgjedhjes.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, sanksionimi i kësaj të drejte mori një kohë të gjatë, në mungesë të konsensusit politik. Por, kurrë s’është vonë për të vënë në vend një të drejtë të shqiptarëve të Greqisë, Italisë e më gjerë. Shqipëria është shtëpia juaj! Eksperienca e parë e platformës “Deputetët që duam” na ka shërbyer si bazë për platformën e re. E gjithë kjo periudhë kohe, do shërbejë për t’u dhënë aplikantëve mundësinë të organizojnë aktivitetin e tyre, do kenë kohën për të treguar aftësitë e tyre, duke ndërtuar profilin e nevojshëm konkurrues, si dhe në rrjetet sociale natyrisht. Sistemi krijon dhe më shumë konkurrencë, u jep grave dhe vajzave një hapësirë më të gjerë konkurrimi. Të mos ngurrojnë nëse diçka këtu në kraharor i nxit”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Rama në Kongresin e PS: Hidhet helm fjalësh të liga, dihet burimi

“Kur mos të jem më në këtë botë, Pandin do e kem dëshmitar”, Rama për anëtaren e PS: Do të jesh kryetare e PS

“Do thoni ju sa do rrimë në pushtet 50 vjet? Rama me batuta në Kongres: Pse mos rrimë 100 vjet

“Do thoni ju sa do rrimë në pushtet 50 vjet? Rama me batuta në Kongres: Pse mos rrimë 100 vjet

“Mandati i katërt drejt progresit të pashmangshëm”, Rama: Të ngremë në Bruksel flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit

“Vlora më ka mërzitur me ato çmimet”, Rama: Dua Samitin e NATO-s në Tiranë!

TE FUNDIT

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com