Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka ardhur njeriu “teknologjik”

2017/10/11 at 5:46 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ka ardhur njeriu “teknologjik”

Nga Ndue Dedaj


Po e nisim me një episod të thjeshtë. Një djalosh 15-vjeçar, pasi mbush shtambat e ujit te kroi që buron nga shpati, i kërcen biçikletës dhe atë copë rrugë prej 2-3 kilometrash nëpër asfalt, deri në shtëpi, e bën duke u marrë me telefonin celular, prit e përcill mesazhe, teksa në rrugë kalonin makina. Një njërën dorë timonin e biçikletës, në tjetrën, celularin. (“Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën”, të vjen ndërmend.) Por kjo e djaloshit nuk është asgjë, krahasuar me qindra drejtues mjetesh, që ngasin makinat e njëherësh flasin në telefon, me gjithë gjobën e rëndë që mund të marrin.

Do të ishte gjysma e së keqes nëse këtë ves do ta kishin vetëm të rinjtë, pasi ata me kohën e kalojnë “adoleshencën” e vonuar. Problemi është se mania e “Facebook”-ut ka kapluar që nga njerëzit e thjeshtë, te drejtuesit e vendit, mjafton të shikosh seancat parlamentare, ku deputetët “bubërrojnë” nëpër “iphone” duke u përhumbur aty ,teksa në podium flasin shokët e tyre për çështje të rëndësishme të shtetit, ekonomisë, vetingut etj. Asnjëherë nuk e gjetëm ekuilibrin, as në kohën moderne, se çfarë duhet bërë e çfarë është tejkalim i së drejtës mbi teknologjinë dhe jo vetëm.

Nuk është fjala për ndonjë robot të shekullit XXI, por për njeriun e sotëm të sunduar nga teknologjitë e fundit dixhitale, nga ai personi që regjistron bisedat private për t’i përdorur nesër si shantazh ndaj dikujt, deri te gruaja që flet në telefon duke shkundur tapetin në shkallë e duke pluhurosur të tjerët poshtë. Nuk ka mbetur asgjë pa u filmuar në fshehtësi e bërë video komprometuese ose për “shaka”.

Kot doni ta ruani privatësinë pas perdeve, hiqini më mirë ato, kështu si ka ardhur puna, se si i hoqët, si nuk i hoqët, po iu mbush mendja ndokujt, aty e keni “çipin”, mes çarçafëve. Nuk thonë më kot, se çdo e mirë ka dhe një të keqe. A nuk u shpikën armët për t’u mbrojtur njerëzit nga sulmet barbare? Po sa jetë të pafajshme kanë marrë ndërkohë ato, që nga fillimi! Dikur ndër ata që e thyenin rregullin ishin dhe nxënësit, që lexonin libra tërheqës nën bankë.

Ku t’i gjesh sot këta të fundit, kur leximi ka shkuar në pikën e fundit! E, pra, dhe libri ka qenë një shpikje e papërsëritshme, është dashur teknologji shumëshekullore, nga papirusi antik, te përpunimi i drurit të ahut për të prodhuar letrën, apo shpikja e makinës së shkrimit, Gutenbergu, kompjuteri, libri elektronik etj. Por të rrimë te shpikja e fundit, komunikimi online, që, duam apo nuk duam, vret dhe ai. Shahen dy adoleshentë apo dhe reperë të dëgjuar në FB dhe fill lënë duel me thika apo armë në rrugë, ku gjakosin njëri-tjetrin. Telekomanda shërben dhe për të hapur e mbyllur televizorin, por dhe për të ndezur tritolin në makinën apo derën e apartamentit të iksit.

Shkurt, ka lindur njeriu i klonuar me teknologji. Ndryshe nuk do të shihje të njëjtën pamje maroke kudo, njerëz që nxjerrin sytë në smartfonët e tyre deri në marramendje. Fëmijë 3-vjeçarë dhe burra të shtyrë në moshë. Është magjia e teknologjisë së komunikimit, sigurisht, por dhe shpërdorimi i saj.

Pjesa më e madhe e publikut nuk punon askund, dhe se nuk ka ku të punojë, dhe se nuk e do punën, ama lodhet mbi tastierën e vogël online duke dhënë e marrë me botën, shpesh për kotësitë e saj, kinse po debatohet në rrjetet sociale, po ku ka ose sharje, o lavdërime dhe rrallë mendime të pjekura, fraza të arsyetuara, të shkruara me etikë. Ia nxorëm ujin e zi “Facebookut”, për gjëra që njohim dhe për gjëra që nuk ia kemi idenë. Mjafton të përzihemi me të tjerët, në tollovinë e rrjeteve sociale. Ej, jam dhe unë! Mos bëni sikur nuk më shihni!

Kush na qenkeni ju që na jepni mend?… Dhe vazhdon të shihet lëmi mbarë e prapë. Njerëz që me orë të tëra nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm duke karratuar fjalë pa pikë e presje në “gazetarinë” e të gjithë atyre që dinë shkrim e këndim. Ku ka më mirë se kështu. Të shkrepi në kokë t’iu japësh ndonjë “flakureshë” qeveritarëve, Kryeministrit, ministrave, deputetëve, ja ku e ke veglën, mëshoji! Dha pa e lexuar mirë atë që ke hedhur aty, do të vërshojnë komentet pa brumë.

E lagu, s’e lagu! Shpërthyen mediat dhe u shqyen rrjetet sociale nga një diskutim në forumin hibrid “parlamenti rural” (teksa nesër mund të ndodhë e njëjta gjë në “parlamentin urban”), pa u ndalur asnjëri te thelbësorja, kush e ka të drejtën ta ndajë popullatën në urbane dhe rurale, kur sipas Kushtetutës, banorët janë të gjithë qytetarë! Tjetër është të thuash zonë urbane dhe zonë rurale, zhvillim urban dhe zhvillim rural, edhe pse në shoqërinë e sotme këto nuk është se ndahen më si me thikë, se, bie fjala, Gjiri i Lalzit, është qytet apo fshat?

Por kjo është një temë tjetër. Fjala është te stuhia e rrjeteve sociale për një fjalë goje, për një qëndrim edhe periferik, thënë ndryshe, “shumë zhurmë për asgjë”. Aq më keq, kur në këtë grackë minore, tërhiqet dhe media e shkruar e ajo televizive, si të ketë ndodhur ndonjë gjëmë kombëtare. Një predikues fetar kumton diçka të diskutueshme, emocionale, lidhur me femrën dhe pozitën e saj në familje, para njëqind vetëve në institucionin e tij të besimit dhe befas, këtë ligjërim të tijin e përlajnë rrjetet sociale, dhe për më tepër mediat serioze të vendit!?

Mbytën të gjithë në një pikë uji, e nga çfarë, thjesht nga një postim i panevojshëm, aty ku është “logu” i Kuvendit i të gjithëve. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që një lapsus i dikujt në provincë, të ngjitet në mediumet më të mëdha, duke vërshuar në debat klasa e lodhur e moralistëve. Edhe në këtë rast, një furtunë në gotë dhe asgjë më shumë. Se çfarë do të kishte ndodhur nëse ato fjalët e predikuesit të thjeshtë do t’i kishte thënë kreu i atij komuniteti fetar? Një ngjarje lokale duhet trajtuar si e tillë dhe jo t’i jepen artificialisht në media përmasa që nuk i ka.

Padashur, media profesioniste, ndonëse duke u përpjekur të vërë “rregull” në kakofoninë e rrjeteve sociale, ka rënë vetë në nivelin e tyre. Edhe pse rrjetet sociale, të pakufishme për nga hapësira gjeografike, janë për të folur me “lagjen” e të njohurve të tu, do të ishte mirë që aty të mos kishte vetëm “qoka” miqsh. Për vetë specifikën, ato nuk mund të jenë media, çka nuk është as qëllimi për të cilin janë krijuar, thjesht shërbejnë për t’i dhënë një dimension të munguar komunikimit njerëzor, që dhe kjo mënyrë “popullore” të shprehuri të prodhojë liri e prosperitet.

Por nëse të mëdhenjtë duket se nuk do të shpëtojnë lehtë nga kjo varësi e re, të paktën të shpëtojmë fëmijët dhe të ardhmen nga një sindromë e tillë “gjithëpërfshirëse”. Duket paradoks që të mbrohesh nga një e mirë planetare, por kështu ka ndodhur dhe me teknologjitë e mëparshme. Fëmijët, duke lundruar në internet si në një botë me “çudira”, jo gjithnjë mund të ndajnë vetë se cila është e lejueshme në fush- ën edukative, morale, etike dhe cila është pornografike, abuzuese, e rrezikshme. Janë një varg faktorësh që e pengojnë dëmin, që mund të sjellë interneti te fëmijët, legjislacioni i duhur, qeveria e interesuar, grupet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, prindërit, edukatorët, klerikët etj.

Sa i përket shkollës, është thënë disa herë veçmas nga sociologët e psikologët, se nuk është normale t’iu kërkohet nxënësve, duke filluar nga më të vegjlit, që ata t’i drejtohen internetit për çdo gjë. Na duket e tepërt që nxënësit 10-vjeçar të klasës së tretë t’i jepet detyrë shtëpie nga aparati pedagogjik i tekstit, që të gjejë në internet materiale për Van Gogun!?

Për të shmangur teprimet brenda shkollës dhe abuzimet jashtë saj me fëmijët, një nga strategjitë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, këtë vit shkollor, është pikërisht mbrojtja e fëmijëve nga interneti, ku krahas stafeve pedagogjike, janë të ftuar të bashkëpunojnë dhe prindërit; pa harruar për asnjë çast rolin që duhet të luajnë mediat, shoqëria civile, kompanitë e administrimit të rrjeteve sociale etj. Një qëndrim në bllok sot kundër internetomanisë, do të thotë një shoqëri “dixhitale” e shëndetshme nesër.

 

Etiketa: ndue dedajnjeriu teknologjik


Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Mos u habisni! Ka shenjat në horoskop që dinë të mbajnë sekrete, ka edhe nga ato që ia tregojnë gjithë botës

Vdes gruaja, ra nga ballkoni i Katedrales

Vdes gruaja, ra nga ballkoni i Katedrales

Lajm i fundit/ Plagoset me thikë polici në Kamëz

Atentat me armë zjarri në Memaliaj, plagoset 25-vjeçari
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com