Gara për titullin e Seria A mesa duket të do zhvillohet mes Juventusit dhe Lazios pas përfundimit të derbit të Italisë mbrëmjen e sotme.
Juventusi mposhti në shtëpinë ‘e boshatisur’ nga tifozët, Interin me rezultatin 2-0.
Golat për bardh-e-zinjtë u shënuan nga Ramsey dhe Dybala në pjesën e dytë. Ekipi i Contes nuk pati fuqi të reagonte. Lukaku ishte pothuajse gjithë kohës në hije gjë që solli edhe zëvendësimin e tij në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Juventus rimerr kreun e renditjes, me 63 pikë, një më shumë se Lazio (62). Interi ndërkohë mbetet në vendin e 3-të me 54 pikë por me një ndeshje mangët. /Opinion.al