Juventusi shkëputet më shumë nga rivalët pas fitores në takimin e javës së 32-të.
Skuadra e Alegrit mundi Peskarën me rezultatin 2 – 0, duke e çuar në 8 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë. Higuain shënoi dy herë në pjesën e parë, për të vijuar garën për këpucën e artë.
Roma barazoi 1 – 1 me Atalantën, që nuk kishte Berishën në portë, pasi po kalon një gjendje gripale.
Sot në mbrëmje do të jetë radha e Napolit që me një fitore me Udinezen afrohet më shumë me vendin e dytë.