Juventusi ka shkatërruar Peskarën me rezultatin 3-0 në fushën e tyre, në javën e 13-të të Serisë A. Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Allegrit që hap serinë e golave në pjesën e parë.
Luhej minuta e 36 kur Khedira merr një top nga Manduzik dhe nga brenda zonës gjuan për të shënuar për 1-0. Pavarësisht rasteve, shifrat nuk ndryshuan në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Khedira i kthen nderin kroatit Mandzukic. Pas një krosimi nga e majta, mesfushori gjerman gjuan me kokë, por sulmuesi e çon në rrjetë.
Perla e mbrëmjes ishte e rezervuar në minutën e 69 dhe erdhi nga këmbët e Hernanes që vulosi fitoren e “zonjës” duke çuar shifrat në 3-0.