Juventusi nuk ka rivalë në Itali dhe e ka vërtetuar mbrëmë, kur ka fituar “Derbin e Italisë” kundër Interit. Ishte një ndër pengesat më të mëdha të sezonit, në letër, për bardhezinjtë, edhe për faktin se vinin nga një ndeshje e lodhshme kundër Bajernit të Mynihut në mesjavë, por Interi konfirmoi se në vitin 2016 është shumë larg rendimentit të pjesës së parë të sezonit. Pjesa e parë u luajt me ritëm të lartë, edhe pse nën një terren të rënduar nga shiu, ndërkohë që Juve e nisi shumë mirë, duke goditur edhe një traversë me mesfushorin Hernanes, por Interi e ekuilibroi lojën me kalimin e minutave.
Megjithatë, pas pushimit Interi i duhuri golin Juves, kur mbrojtësi D’Ambrozio bëri një gafë në zonë, duke ia ulur topin si “llokum” Bonuçit, i cili nuk fali, i vetëm përballë Handanoviçit.Më pas, shumë rrëmujë dhe pak lojë, derisa në minutën e 84të Morata vulosi rezultatin me një penallti të fituar vetë në kundërsulm. Juve shkon +4, në pritje të ndeshjes së Napolit nesër në Firence, ndërsa Interi sheh gjithnjë e më larg vendin e tretë./sportal