Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jurgis Çyrbja në pranga, zbulohet emri i njohur i botës së krimit që ndërhyri për ta vendosur në listën e sigurt për deputet të PS

2024/10/21 at 8:29 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jurgis Çyrbja në pranga, zbulohet emri i njohur i botës së krimit që ndërhyri për ta vendosur në listën e sigurt për deputet të PS

Pak ditë pasi dorëzoi mandatin si deputet i PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për shpërdorim detyre, Jurgis Çyrbja arrestohet, por për një çështje të re. Bashkë me të ka rënë në pranga edhe Ahmet Masha, vëllai i kunatit të ish-deputetit Çyrbja.


Lidhur me arrestimin ish-deputetit të PS, janë bardhur detaje të reja në lidhje me kontaktet që ai kishte me botën e krimit.

Për këtë çështje autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim Altin Hajrin. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit. Raportohet se Altin Hajrin ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc në vitin 2019.

Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Altin Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën. Gjithashtu në biseda ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.

Ish-deputeti akuzohet se ka strehuar në banesat dhe pronat e tij të kërkuarin Hajri dhe kjo duket se është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.

Policia dhe BKH nuk ekzekutuan dot masën ndaj tij, pasi nuk u gjet gjatë kontrolleve të djeshme (20 tetor). Hajri bëhet kështu personi i tretë i dosjes dhe SPAK pritet të sqarojë detaje të tjera shtesë për pozicionin e tij në çështje dhe lidhjet me ish-deputetin socialist të qarkut Durrës, i cili ishte i treti i listës dhe u zgjodh për mandat në vitin 2017.

Çyrbja akuzohet për tregtim të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion zgjedhor, lidhje me grup kriminal dhe komunikime në SKY ECC. Bashkë me të u arrestua mbrëmë edhe Ahmet Masha, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë.

Kush është Altin Hajri

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

Altin Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Gjithashtu ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.

Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.

Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.



Ju sugjerojmë

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
Bota

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

16 Qershor, 2025 9:39 am
U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

16 Qershor, 2025 9:32 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

16 Qershor, 2025 9:24 am
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
Rajoni

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

16 Qershor, 2025 9:18 am
BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?
Bota

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

16 Qershor, 2025 9:05 am
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë
Bota

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

16 Qershor, 2025 8:52 am
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

16 Qershor, 2025 8:41 am
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

16 Qershor, 2025 8:37 am
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

16 Qershor, 2025 8:31 am
Para
Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?

Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?

Rrëzohet avioni luftarak amerikan, vdesin të dy pilotët

Rrëzohet avioni luftarak amerikan, vdesin të dy pilotët

EMRAT/ Transportonin mbi 8 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin

EMRAT/ Transportonin mbi 8 kg kanabis, arrestohen dy vëllezër në Kurbin
















TE FUNDIT

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
16 Qershor, 2025

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani...

Lexo më shumë

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
16 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
16 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas...

Lexo më shumë

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
16 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter. Njoftimi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com