Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju lutem, më jepni një cantë “Chanel”…

2016/04/07 at 2:46 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ju lutem, më jepni një cantë “Chanel”…

“Që të jetë i pazëvendësueshëm, një njeri duhet të jetë gjithmonë ndryshe.” 
Coco Chanel

Manjola Bregasi

Më jepni një çantë “Chanel” dhe me të do postoj gjithë fotot e mundshme në Instagram. Kështu do të kem mundësinë t’ua tregoj të gjithëve, miqve dhe armiqve, se cilës sërë i përkas. Ndaj, mua më duhet patjetër një çantë e tillë. Çfarë do mendojnë koleget e zyrës, nëse nuk arrij të jem në të njëjtin nivel me to? Që unë nuk e kam mundësinë ta blej një çantë “Chanel”? Që unë nuk di të jem interesante dhe vanitoze? Po kjo është e patolerueshme për një vajzë si unë dhe shumë e rëndësishme në këto ditë të mbushura me Instagram dhe Facebook. Pikërisht aty, nga çanta që unë zgjedh të mbaj apo nga këpucët që vesh, unë prezantohem në shoqëri. Imagjinoni çfarë do të mendonte fatorinoja i urbanit me të cilin udhëtoj çdo ditë për në punë? Që unë nuk jam në gjendje të blej një çantë firme?

Me çdo kusht duhet ta kem një tillë. Edhe sikur të më duhet ta privoj veten nga gjithçka tjetër e së përditshmes, duhet ta kem atë çantë, njëlloj si të asaj deputetes që e kishte postuar në instagram. Po tek e fundit, rrogë ajo e rrogë unë. Nuk po blej koleksionin e ri dhe ja ku i kursej ca lekë,

Çfarë? Ah po. Është edhe varianti i imitimeve. Mirë që të shkoi në mend. Meqë u bë punë imitimesh kjo histori, po shoh se më thanë që ka ca variante interesante cilësore, që edhe nuk kushtojnë shumë edhe nuk dallohen. Se mos kjo e zyrës që tha se ja bleu i dashuri në Itali e ka origjinale? Nuk besoj që ai i me rrogën prej emigranti t’i blejë çantë firmato. E keni parë si ekspozohet? Si rastësisht çanta është në çdo foto. Ja këtë po pres edhe unë, ta blej atë timen dhe pastaj të jem e qetë dhe e bindur, që i përkas një statusi të lartë.

E di çfarë? Ja edhe ca ditë, kam ditëlindjen. Po lexoj sot në një nga këto portalet, që kohët e fundit gocat VIP, kanë filluar e po i “gdhenin” çantat në torta. A nuk ma sillni një tortë të tillë dhe të mbledh mendjen?

Më besoni vajza, por sot statusi është shumë i rëndësishëm dhe më mirë se një çantë me ato dy “C” rrumbullake, asgjë nuk ta dhuron një status në shoqëri.

Kam arsye të besoj në këtë ide. Sepse nuk gjej motiv tjetër, për të cilin një politikane duhet të postojë veshjet e saj firmato në rrjetet sociale, nuk gjej motiv tjetër për të cilin një personazh i njohur i show bizit do të shqetësohej kaq shumë, që në fotot e hedhura në rrjetet sociale, ashtu si rastësisht të dalë edhe marka e këpucëve apo çantës. E pas tyre, plot vajza të reja, që përpiqen t’u ngjajnë. Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale, ku nuk na duhet të lodhemi për të ndërtuar një përmbajtje, sepse mjafton imazhi, që është në gjendje të shesë gjithçka, mjafton një çantë firme dhe ti bëhesh i famshëm, ose thjesht konfirmon statusin, qe nuk e ke. Nuk po lodhem të kërkoj arsyet që na çojnë drejt zgjedhjeve të tilla, se tek e fundit, po mësohemi tashmë me idenë e dukjes pa përmbajtje, që nuk është më thjesht tendencë, por stil jetese. Shijojeni, sa kohë ka njerëz që e pëlqejnë!

Ju sugjerojmë

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Dosja ‘Partizani’/Malltezi:Shtet sazesh, Rama kontrollon drejtësinë! KLGJ duhet të..

21 Korrik, 2025 12:24 pm
“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
Aktualitet

“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!

21 Korrik, 2025 12:19 pm
Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge
Kronikë

Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

21 Korrik, 2025 12:13 pm
“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit
Aktualitet

“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit

21 Korrik, 2025 12:01 pm
Anuela Ristani ndan pamjet: Terminali i ri Veri-Perëndimor, drejt përfundimit
Aktualitet

Anuela Ristani ndan pamjet: Terminali i ri Veri-Perëndimor, drejt përfundimit

21 Korrik, 2025 12:00 pm
Fisnik Qosja kërkoi reformim në PD/ Dash Sula: Të rinjtë në postet drejtuese..
Aktualitet

Fisnik Qosja kërkoi reformim në PD/ Dash Sula: Të rinjtë në postet drejtuese..

21 Korrik, 2025 11:53 am
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

21 Korrik, 2025 11:49 am
“Kurti ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç
Rajoni

“Kurti ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç

21 Korrik, 2025 11:32 am
Bujar Osmani: Disa parti shqiptare e tradhtuan zotimin për integrimin europian
Rajoni

Bujar Osmani: Disa parti shqiptare e tradhtuan zotimin për integrimin europian

21 Korrik, 2025 11:30 am
A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…
Aktualitet

A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…

21 Korrik, 2025 11:18 am
Para
Video/ Enca “coming soon”…

Ja ku do ta publikojë Enca klipin e ri

Video/ Ja si nisi sherri. Braçe: Sali mos bëj si qen!

Video/ Ja si nisi sherri. Braçe: Sali mos bëj si qen!

Ja me kë është e dashuruar Bleona

Ja me kë është e dashuruar Bleona

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dosja ‘Partizani’/Malltezi:Shtet sazesh, Rama kontrollon drejtësinë! KLGJ duhet të..

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
21 Korrik, 2025

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD Sali Berisha foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të...

Lexo më shumë

“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!

“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
21 Korrik, 2025

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se procesi...

Lexo më shumë

Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge
21 Korrik, 2025

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge. Shërbimet...

Lexo më shumë

“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit

“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit
21 Korrik, 2025

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com