Me siguri ju kujtohet këngëtari i famshëm i viteve ’90, Agron Berisha. Padyshim që po, e kush nuk e mban këngëtarin e hitit “Vetëm 5 minuta”, këngë e cila vazhdon të mbetet hit edhe në ditët e sotme.
Këngëtari i njohur shkupian, i cili ndërroi jetë si pasojë e një infarkti në zemër në vitin 2002 ka lenë pas një repertor të shkëlqyer këngësh si, ‘Miss Albania”, “Prometheu”, “Ëndërr”, etj. Por veç këngëve ka lenë pas edhe një trashëgimtar djalin e tij, Lindon Berisha.
26 vjeçari është një këngëtar shumë i talentuar me një zë të veçantë dhe që pëlqen kryesisht rrymën reggae. Ai ka publikuar pak ditë më parë këngën “Dale”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku duke marrë më shumë se 300 mijë kllikime në You Tube.
Më herët Lindonin e kemi parë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Adrian Gaxha. Bashkëpunimet e tyre, “Kalle” dhe “Asniherë” kanë rezultuar shumë të suksesshme. Lindoni është në menaxhimin e labelit më të ri, që Adrian Gaxha ka hapur së fundmi, “Brick Records”.
Për të gjithë ata që nuk e dinë Lindoni këndon edhe në fund të këngës “Fenix”. Zëri i veçantë që përmbyll këngën e Tunës është pikërisht zëri i Lindon Berishës, (min 3.23) i cili talentin e ka të trashëguar nga i ati i tij.