Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jozefina Topalli takim me shqiptarët në New York: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë

2024/11/20 at 6:33 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jozefina Topalli takim me shqiptarët në New York: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ndodhet në New York ku është duke zhvilluar takime intensive me shqiptarët të cilët jetojnë në SHBA. –

Në Kishën e Zojës Shkodër në New York, zonja Topalli shprehu brengën e largimit të shqiptarëve nga vendlindja dhe domosdoshmërinë për  votën e emigrantëve si mundësia kyçe, që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes së parikuperueshme.

Fjala e plotë e drejtueses politike të PD për diasporën, Jozefina Topalli në takimin me shqiptarët në New York:

Të dashur miq,

Jemi mbledhur sot këtu jo vetëm për të ndarë kujtimet dhe dashurinë për vendin tonë, jo vetem per te nderuar arritjet tuaja ne bote, por edhe për të përballuar një realitet që na rëndon të gjithëve: Shqipëria jonë e dashur po zbrazet dita-ditës.

Sot kemi shkolla që nuk kanë më zërat e fëmijëve që dikur mbushnin klasat dhe rrugët e qytetit. Shqipëria mbetet gjithnjë më e vetmuar.

Unë dua te ndaj me ju edhe shifra. Statistikat tregojnë se mesatarisht mbi 50 mijë persona emigrojnë nga Shqipëria çdo vit, domethënë çdo vit largohet një qytet.

Kjo e ka bërë Shqipërinë edhe më të vogël, por edhe më të plakur. Të rinjtë  janë në kërkim të një jete që nuk i kufizon ëndrrat e tyre. Ata e duan vendin, por ndihen të pafuqishëm përballë sfidave të përditshme, dhe ikja u duket shpëtimi i vetëm.

Por çfarë ndodh me Shqipërinë që lënë pas?  Kur një i ri largohet, nuk humbet vetëm një qytetar humbet një shpresë për të ardhmen.  Shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet. Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet.

Por unë besoj se ne mund ta ndryshojmë këtë situate. E kemi detyrim ndaj brezave që kanë sakrifikuar dhe ndaj atyre që do të vijnë. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Shqipëri që i mban të rinjtë e vet, që u ofron mundësi, që i jep arsye edhe për të qëndruar.

Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë.

Për këtë na duhet edhe një herë ndihma juaj. Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë, diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë. Mbase jeni mundësia kyçe, qe Shqipëria ka, për te mos rrëshqitur drejt zbrazjes te parikuperueshëm.

Zëri juaj duhet të dëgjohet dhe angazhimi juaj është jetik për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë premtimin e saj te humbur. Të dashur bashkëkombës, largimi nuk është një rrugë pa kthim. Le të bashkojmë forcat.

Le te votojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme ku të rinjtë tanë të ndihen të sigurt dhe të lumtur të jetojnë edhe në tokën e tyre. Shqipëria është vendi ynë i përbashkët dhe, vetëm së bashku, mund ta bëjmë atë të fortë dhe të begatë.

Diaspora është pjesa më e vyer e popullit tonë, sepse keni një vullnet të paepur për të ndihmuar dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në vendlindje.

Ju falenderoj për gjithçka që bëni. Për mbështetjen tuaj, për zemrën e madhe dhe për të gjithë sakrificën që keni bërë në emër të një Shqipërie më të mirë.

Le të ecim përpara së bashku, të bashkuar nga dashuria për vendin tonë të përbashkët dhe të frymëzuar nga e ardhmja që mund të ndërtojmë së bashku. Ju faleminderit për gjithçka që bëni për Shqipërinë dhe për atë që vazhdoni të jeni shqiptarë të vërtetë me zemër të madhe.

Ju sugjerojmë

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
Para
Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK

Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari

Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, plagoset rëndë njëri prej shoferëve

PS ndryshon ekipin e drejtuesve politik, Blendi Gonxhja ikën nga Dibra, kthehet në Tiranë

PS ndryshon ekipin e drejtuesve politik, Blendi Gonxhja ikën nga Dibra, kthehet në Tiranë

TE FUNDIT

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
13 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com