Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Bremen të Gjermanisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli u shpreh se ky ishte një takim i veçantë, pasi kishte dhe shqiptarë që kishin bërë 350 km rrugë për të shkuar në Bremen.
Demokratja thekson edhe një here se diaspora është fuqia e hapjes së një kapitulli të ri për një Shqipëri të drejtë.
Postimi i plotë:
“Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! Diaspora është fuqia e përmbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë. Faleminderit Enea Bardhaj për organizimin e këtij takimi kaq të ngrohtë e të veçantë. Faleminderit te gjithë motrave e vëllezërve shqiptarë qe bënë edhe 350 km me ardh në takim në Bremen. Zoti bekoftë familjet tuaja”.