Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Duke bërtitur “Vdekje Izraelit” rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë në protesta, të cilat kanë nisur para xhamisë, Al-Husseini Mosque, në prezencë të forcave të shumta të sigurisë.
Protestuesit kanë mbajtur flamuj jordanezë e palestinezë bashkë me mbishkrimet “Jordania kundërshton marrëveshjen e shekullit”.
Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar të martën planin për paqe, për konfliktin izraelito-palestinez, ndërkohë që Jerusalemin e sheh si kryeqytet të pandarë të Izraelit.
Palestinezët në anën tjetër duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.