Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”. Gjatë kësaj periudhe e deri në 16 maj kur do të ngjitet në skenën e Eurovizion në Tel Aviv, Maliqi është duke bërë të gjithë përgatitjet.
Ditën e sotme ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video ku tregoi se ka nisur xhirimet e klipit.
Ajo ka zbuluar fustanin që do të ketë në këtë klip, i cili vjen i stiluar nga Ardi Asllani.
Videoklipi i këngës “Ktheju tokës” do të publikohet në datën 8 mars.
Pak ditë më parë Jonida realizoi edhe setin fotografik për prezantimin e saj në këtë kompeticion./Xh.K/Opinion.al/