TIRANE- Joleza Koka nuk do të rikandidojë më për kryetare të FRESSH-it. Në një intervistë për gazetën Panorama ajo thotë se “unë do të jem kryetare deri në organizimin e Kongresit, për këtë detyrë dhe kam ardhur në krye të FRESSH-it”.
Ndërsa në lidhje me rikandidimin thotë: “Nuk kam menduar e nuk kam një përgjigje përfundimtare, se varet dhe nga diskutimet në Parti”.
Më tej shton se “sidoqoftë, unë mendoj se te të rinjtë mandati duhet të jetë i kufizuar në mënyrë që të ketë një riciklim të vazhdueshëm, e
gjithashtu mendoj që një kryetare aktuale nuk duhet të marrë pjesë në garë, sepse niset nga një avantazh në krahasim me sfiduesit. Kështu
që detyra kryesore e imja është shëndoshja e forumit dhe organizimi i një kongresi model”.