TIRANE- John Kerry është pritur nga Presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ka zgjatur rreth 5 minuta biseda mes tyre në shkallët e avionit në Rinas. Kjo do të jetë me sa duket biseda e vetme mes tyre.
Ishte parashikuar në protokoll një kafe mes tyre në sallën Vip të aeroportit por kjo nuk ka ndodhur, mesa duket për shkak të vonesës në mbërritjen e Kerry-t në Tiranë.