Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo vetëm shoqja, por mentorja ime”, Merita Halili kujton takimin e fundit me Lili Cingun

2024/02/06 at 6:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jo vetëm shoqja, por mentorja ime”, Merita Halili kujton takimin e fundit me Lili Cingun

Liljana Cingu, valltarja ikonë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve popullore ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në moshën 74-vjeçare.


Ditën e sotme ajo është përcjellë për në banesën e fundit pas homazheve të mbajtura në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ku miqtë e kolegët i kanë dhënë lamtumirën e trishtë.

Mes miqve të  Lili Cingut, është edhe këngëtarja e dashur Merita Halili. Në një lidhje direkte me  “Rudina” në Tv Klan, artistja flet për marrëdhënien e saj të veçantë me valltaren, e cila ishte jo vetëm shoqe, por edhe mentore për të.

Merita Halili: Në radhë të parë dua të ngushëlloj familjen e Lilit dhe të gjithë Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, të gjithë kolegët tanë për humbjen e Lilit dhe gjithë popullin shqiptar. Si e njohim Lilin? Unë e njoh Lilin që 16 vjeçe, që kur hyra në ansambël. Ajo s’sishte vetëm shoqja, ishte mentorja ime. Më ka  ndjekur në çdo moment, më ka këshilluar në çdo moment, ashtu si çdo artiste ajo e ndiente vërtet edhe talentin tim dhe ne e kemi vazhduar shoqërinë deri në minutat e fundit që ajo ndërroi jetë. Çfarë mund të them  për Lilin?

Merita kujton edhe takimin e fundit me Lili Cingun, të zhvilluar në një dhomë të bardhë spitali pasi gjendja e valltares ishte rënduar për shkak të një sëmundjeje.

Merita Halili: Gjatë muajit dhjetor ne erdhëm bashkë me Raifin për një program që kishim dhe morëm vesh që Lili nuk ishte në gjendje të mirë dhe e vizituam në spital atë ditë. Atë ditë e pashë për herë të fundit gjallë, pastaj kemi folur në telefon bashkë, kur ajo kishte mundësi të fliste sepse s’ishte në gjendje, po ngarkohej gjendja.

Lili Cingu la në skenë një trashëgimi të madhe artistike, mbi 200 valle të trevave shqiptare të kërcyera  me mjeshtëri e hijeshi, por Merita e përshkruan po kaq të dashur edhe pas kuintave.

Merita Halili: Lili ishte humane në radhë të parë, Lili bënte për të gjithë. Lili kur unë dilja në skenë gjithmonë më rregullonte, më ngrinte dimiqtë, më rregullonte kapelen jo vetëm mua,  por shumë artistëve. Gjithmonë kujdesej për të gjithë. Lili ishte shumë e sinqertë dhe nga sinqeriteti i saj më inspironte, më jepte gjithmonë këshilla, Merita duhet të jesh kështu, duhet të jesh shumë e afërt me publikun. Kur ishe pranë saj ti ndiheshe gjithmonë shumë e sigurt. Gjithmonë krijonte organizime me vajzat e baletit, sa herë që unë vija në Shqipëri, ne mblidheshim gjithmonë dhe mbanim gjithmonë kontakt me vajzat dhe djemtë e baletit, mblidheshim për dreka ose darka. Lili ishte gjithmonë pranë shoqërisë, pranë ambientit dhe i krijonte me shumë finesë, me shumë elegancë të gjitha. Pas kuintave, mezi prisja ta shikoja pasi mbaroja interpretimin, i thosha si dola, si ishte dhe ajo të më jepte mua gjithmonë këshilla “sot ishe mirë, dole bukur, kujdes”. Për mua, nuk ishte vetëm një shoqe dhe unë ia kam dhënë atë status sepse jam shumë e prekur dhe e pikëlluar për humbjen e një ikone shqiptare.

Rudina Magjistari: Sa i përket jetës së saj private, dimë që Lili Cingu nuk ka pasur fëmijë apo jo?

Merita Halili: Jo, Lili nuk ka patur fëmijë. Lili ka patur vallen. Çdo gjë që ka patur të jetës së saj ajo e ka shprehur në skenë, me popullin, me të gjithë dhe ishte shumë e afërt me kolegët e saj, dedikuar artit, valles. Ajo ishte gjithçka për Lilin./tvklan



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Aksident në rrugën Pogradec- Qafë Plloçë

Aksident në rrugën Pogradec- Qafë Plloçë

OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi një vit pas tërmeteve shkatërruese

OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi një vit pas tërmeteve shkatërruese

Akuzohet për korrupsion/ Samuel Eto’o dorëhiqet si president i Federatës së futbollit, Komiteti e refuzon

Akuzohet për korrupsion/ Samuel Eto'o dorëhiqet si president i Federatës së futbollit, Komiteti e refuzon
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com