Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo vetëm me lotari/ SHBA ‘hap dyert’ për shqiptarët me një tjetër aplikim

2017/09/25 at 7:10 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Jo vetëm me lotari/ SHBA ‘hap dyert’ për shqiptarët me një tjetër aplikim

Pak para se të fillojë aplikimi për lotarinë, Ambasada Amerikane ka hapur një tjetër aplikim, atë  për punësim të përkohshëm. Në sitin e saj Ambasada ka  publikuar kriteret për të aplikuar për vizë të përkohshme.


Janë mbi 15 lloje programesh për viza përmes të cilave mund të punësoheni në SHBA. Konkretisht në një publikim të fundit thuhet se vizat e punës janë të specifikuara, ndaj ju duhet të jeni i kualifikuar për punën që doni të bëni. Ndërkohë punëdhënësi duhet t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen në Ambasadë për shqyrtimin e vizës. “Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA”

Klasifikimet

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen në kllapa () si më poshtë:

  • H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose prejekteve për bashk-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga William Wilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
  • H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
  • H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;
  • H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një çertifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);
  • H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjeksi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);
  • L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga William Wilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
  • O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;
  • O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;
  • P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);
  • P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;
  • P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe
  • Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.

Peticionet

Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, në klasifikimet e mësipërme, punonjësi ose agjenti i ardhshëm i aplikantit duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS në Anglisht). Shënim i Rëndësishëm: Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Nëse ju duhet një procesim më të shpejtë, lexoni Shërbimin e Procesimit Premium në faqen e Internetit të USCIS. Sapo të aprovohet, punonjësit apo agjentit i dërgohet një Akt Njoftim, formulari I-797, njoftimi për aprovimin e peticionit. Gjithsesi, formulari I-797 nuk nevojitet më kur të aplikoni për vizë, sepse aprovimi i peticionit verifikohet tashmë në sistemin e Departamentit Amerikan të Shtetit që quhet Shërbimi i Menaxhimit të Informacionit të Peticionit (PIMS në Anglisht). Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, neve do të na duhet numri i pranimit të peticionit tuaj të aprovuar, prandaj ju lutemi merrni masat të keni këtë numër kur aplikoni për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjindet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (INA në Anglisht).

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Përkohshëm”.

 

Etiketa: lotariapunesimi ne SHBAshqiptaret


Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
Pa firmosur një ditë në bordero… Policia, makinat luksoze dhe të fortët e rrugës

Pa firmosur një ditë në bordero... Policia, makinat luksoze dhe të fortët e rrugës

Kurrë mos flini gjumë të nevrikosur, ja çfarë i shkakton trupit tuaj

Kurrë mos flini gjumë të nevrikosur, ja çfarë i shkakton trupit tuaj

Kryetari i Gjykatës së Vlorës: Po gjykojmë vetëm vaditësit e kanabisit, asnjë trafikant

Kryetari i Gjykatës së Vlorës: Po gjykojmë vetëm vaditësit e kanabisit, asnjë trafikant
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com