Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo Referendum, por Unanimitet!

2016/04/04 at 7:21 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Jam barbar…

Nga Arian Galdini


Kjo nuk është java e Referendumit. Kjo është java e Unanimitetit. Prandaj nuk ka fushatë. Fushata bëhet kur ka mendim kritik, ndryshe apo kundër. Aty ku këto kategori të mendimit as pranohen e as imagjinohen, nuk ka shanse që ndokush të ketë ngasje për fushatë. Edhe Kongresi, shkoi si i tillë, pra si Unanimitet.

Aty në atë Kongres, nuk u votua. Vetëm 3 njerëz votuan. Të tjerët shpallën njehsimin me mendimin dhe qëndrimin e Kryetarit. Kur ka Kryetar dhe Unanimitet, termat garë, rivalitet, konkurencë, zgjedhje, referendum, janë të pakuptimta dhe tërësisht të pavenda. Ndaj sinqerisht, ajo çka Ben Blushi po bën në PS apo Rilindje, mua më ngjason me udhëtimet e Guliverit në tokën e Gjigandëve, ku ai duket i papërfillshëm dhe në Tokën e Liliputëve ku ai duket tejet i rrezikshëm. N

ë të dyja rastet Guliveri, nuk është as në kohën, as në vendin e as në sojin e vetë. Por Guliveri i përjetoi udhëtimet e tij si aventura. Ndërsa Ben Blushi është njeri që po kërkon të ngjashmit seriozisht. Ndoshta e ka zënë gjumi kur udhëtimi i tij nisi pa e kuptuar asesi. Qëniet e reja dhe botën e re ku e me të cilët po hynte përgjumshëm në PS e me PS, vetë Ben Blushi , ishin pikërisht këta Gjigandët dhe Liliputët e Rilindjes. Zgjimi i Blushit bëri që këto qënie të reja dhe kjo botë e re ku kishte hyrë Blushi me gjithë PS, të fanepseshin me të gjithë plotësinë dhe tëhuajësinë e tyre. E megjithatë paradoksi qëndron në faktin se Blushi nuk u zgjua në kohën dhe botën e tij, por në kohën dhe botën e tyre. Ajo çka Blushi mendon se është PS, nuk ekziston më. Blushi u zgjua, u ngrit në këmbë dhe me iluzionin se është në Partinë e tij, pra në botën e tij, shpalli Funeralin e botës së huaj.

Krejtësisht në jerm a mospranim të së vërtetës, Blushi u përpoq që me lopatën e tij të madhe të mbulonte me dhe fjalësh e argumentash të drejta arkëmortin e Rilindjes. Dhe ja ku e vërteta ia behu. Blushi shkoi në Elbasan me qetësinë e djalit të mirë të shtëpisë, e me kënaqësinë e mihësit të gropës së Rilindjes. Fishkëllimat, kërcënimet, kanosjet, skërrmitjet e sallës i dëftuan Blushit, se i huaji i vetëm aty, ishte ai. Këtë të vërtetë, Ben Blushi e provoi të ftohtë, rrënqethëse, të hidhur edhe në Kongresin e dt 18 mars 2016.

PS ishte katandisur në 3 vota. Rilindja ishte Unanime. Ndaj unë nuk e kuptoj dot më aksionin e Blushit kundër Referendumit. Më duket sikur ai nuk do që ta pranojë se PS në PS ka vetëm 3 vota, e Rilindja është Unanime. Ndoshta ai nuk është zgjuar realisht ende. Me gjasa, ai nuk po e kupton dot sesi u përgjum vite më parë dhe u gjend në këto botë Gjigandësh e Liliputësh të Rilindjes. Ku i dihet, edhe mund të jetë ende i shtangur.

Nuk ka faj, sepse kur sheh kalamajtë e dikurshëm të Rilindjes që sot janë bërë Gjigandë, e kur në ekrane e salla i dalin parasysh Senatoret e PS të kthyer në Liliputë të Rilindjes të cilët sajdisin, argëtojnë apo adhurojnë Kryetarin, gjithçka i duket si magjepsje. Ja ku erdhi kjo javë e Guliveri ynë, apo Beni që ecën vetë, do të kalojë edhe nëpër një tjetër sprovë vërtetësie. Referendumi do të bëhet dhe Unanimiteti i Rilindjes do të kënaqet tuj qesh me 3 votat e PS. E nëse Ben Blushi nuk do ta pranojë të vërtetën as një ditë pas Unanimitetit, atëherë mos u çudisni nëse një ditë ai do ti bashkohet ndonjë Senatori të thinjur për tja hedhur e pritur Kryetarit të sotëm apo Erion Veliajt të nesërm, romuzet që bëjnë së bashku për të qeshur dishepujt e rishtarët e rradhës. Ajo çka mua më shqetëson nuk është as zgjimi as senatorizimi i Ben Blushit. Mua më shqetëson Kryetari, të cilin sfidon Ben Blushi.

Sepse ky Kryetar është edhe Kryeministri i vendit tim. Edi Rama ka fituar betejen e parë duke liliputëzuar e senatorizuar PS-ne. Nuk e ka rilindur, e ka senatorizuar. Në Kongresin e 18 marsit, Edi Rama ftoi edhe Fatos Nanon në proçesin e senatorizimit. Ndërkohë ka 3 vjet që bën gjithë çmundet që edhe Ilir Metën ta tjetërsojë ose asgjësojë. Veç këtu ka një vështirësi madhore. Ilir Meta nuk është as konkurenti, as opozitari, as rivali, e as mendimi ndryshe.

Ilir Meta është fuqia ndryshe. Edi Rama ia ka gjetur ilaçin opozitarizmit, rivalitetit, kundërshtive dhe mendimit ndryshe duke i shpërbërë, koruptuar, denatyruar, deformuar, asgjësuar. Jo më kot, 1 milion votat që e bënë Kryeministër Edi Ramën, ai nuk i sheh si pohime ndaj tij, por si shpulla ndaj Opozitës së tij. E të mendosh këtu se ai pretendon epërsi morale ndaj Opozitës, kur nuk numëron qindra mijëra vota që e pohuan këtë Opozitë. E mirë apo e keqe, kjo Opozitë, nuk është çështje e Kryeministrit por e shqiptarëve.

Në raport me Kryeministrin, kjo Opozitë, kështu si është, sido që të jetë, është Opozita. 1 milion votat që bënë Edi Ramën Kryeministër nuk janë vota që asgjësojnë Opozitën. Sikurse ato qindra mijëra vota që thirrën në detyrë për të bërë Opozitë, pikërisht këtë Opozitë, nuk asgjësojnë dot Edi Ramën si Kryeministër. Shpullat janë kategori morale, kur ka të mirë që ndëshkojnë të këqinjtë. Por ne e dimë të gjithë se as Kryeministri nuk është i miri, e as Opozita të keqinjtë dhe anasjelltas, as Opozita janë të mirët dhe Kryeministri i keqi. Jo. Kryeministri është thirrur në detyrë nga 1 milion vota e Opozita nga qindra mijëra.

Nuk ka lidhje fare historia me të mirë e të këqinj, roli që ata kanë, e detyrat që duhet të kryejnë veç e veç, e me njëri tjetrin në bashkërendim, si funksion demokratik dhe në të mirë të vendit e shtetit. Përballë shqiptarëve e në sytë e vlerësimin e qytetarëve, të gjithë këta politikanë në qeverisje a opozitë, mund të jenë të ligj a të mirë. Me njëri tjetrin, nuk munden dot.  Djemtë e mirë dhe djemtë e këqinj, në qytetin demokratik, nuk ekzistojnë. Kemi vetëm role që caktohen nga qytetarët nëpërmjet votës e zgjedhjeve. Kur Kryeministri flet për 1 milion shpulla dhe vetëmoralizohet për të fituar supermaci mbi Opozitën, ai nuk bën as më shumë e as më pak, por ekspozon bezdinë e tij ndaj Opozitës.

Me pak fjalë, 1 milion shpullat e Edi Ramës mbi Opozitën, duken si një goditje fatale që ai do të donte ti jepte. Goditje që e çon Opozitën në atbotë. Madje edhe kur flet për planin C të zgjedhjeve nëse nuk ka Reformë në Drejtësi, ai shpall skenarin e shpullave ndëshkuese e fundosëse ndaj Opozitës. Ai nuk do Opozitë. Ai do Unanimitet. Ai nuk do as aktivizëm civil, as kriticizëm, as mendim ndryshe, as kundërshti. Ai do Unanimitet.

Vetëm fuqisë ndryshe të Ilir Metës nuk ka çfarë ti bëjë tani për tani. Edi Rama është mësuar ti nënshtrohet ose ta ushtrojë arbitrarisht fuqinë. Deri tani, fuqisë ndryshe të Ilir Metës, i është nënshtruar pa kushte. E kjo javë, ka rëndësi të madhe. Sepse një ditë pas Referendumit që nuk do të jetë Referendum por Unanimitet, Edi Rama duhet të mendojë seriozisht për mënyrën sesi do të sillet me fuqinë ndryshe të Ilir Metës. Në këto kushte, çdo ditë që kalon në pushtet ky unanimitetdashës, përbën një rrezik serioz publik për lirinë, demokracinë dhe të nesërmen e vendit tonë. Ose do të ngrihemi të gjithë në këmbë për ta sikterisur unanimitetdashësin, një orë e më parë, ose një ditë do gdhihemi të gjithë Guliverë në vendin tonë ku të vegjëlit do të na duken Gjigandë, e Gjigandët do të na bëhen liliputë.

 



Ju sugjerojmë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste
Aktualitet

“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste

18 Maj, 2025 4:50 pm
Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Aktualitet

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

18 Maj, 2025 3:53 pm
Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Para
Cilët janë materialet e Dosjes “Panama” ?

Cilët janë materialet e Dosjes “Panama” ?

Skandali ‘Panama paper’: Do të publikohen raste nga Ballkani

Skandali ‘Panama paper’: Do të publikohen raste nga Ballkani

Fotolajm/ CNN raporton për “Panama papers” nga Shqipëria

Fotolajm/ CNN raporton për "Panama papers" nga Shqipëria

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com