Gjatë një bashkëbisedimi në Cërrik, kryeministri Rama deklaroi se kërkohet një plan ose një model nga ana e fermerëve edhe sipërmarrësve se çfarë konstatojnë ata në përditshmërinë e tyre, si dhe të shprehin më pas çfarë duhet të bëjë qeveria.
“Na duhet një plan për modelet e duhura. Të jemi të hapur, pa asnjë rezervë, çfarë ju konstatoni në jetën e përditshme dhe çfarë mendoni se duhet të bëjmë ne”, u shpreh kryeministri.
Theksoi se vendi ynë duhet të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme.
“Duhet një strukturë e tërë pune e përbashkët, pushteti vendor duhet të bëhet pararojë, pika e parë mbështetëse për ata që duan të bëjnë sipërmarrje të reja apo të zgjerojnë ato që kanë. Jo të kthehet në problem për të marrë një dokument, një leje. Jo duhet stallë, jo s’duhet stallë! E paimagjinueshme”, theksoi Rama, duke shtuar se pikërisht një vëmendje e shtuar ndaj projekteve në fshat është qëllimi dhe fryma që i takon tryezës së sotme të bashkëbisedimit.
“Duhet të nisë që me njësinë administrative, pa shkuar te dera e bashkisë apo deri te dera e Ministrisë, gjithë zinxhiri”, tha kryeministri.