Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo armë bërthamore në Korenë e Jugut”, SHBA do të rrisin masat parandaluese

2023/04/27 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jo armë bërthamore në Korenë e Jugut”, SHBA do të rrisin masat parandaluese

Koreja e Jugut ra dakort të mërkurën të mos krijojë një program të vetin bërthamor, në shkëmbim të një roli më të madh vendimmarrës në planet e Shteteve të Bashkuara në rast të një sulmi bërthamor të Koresë së Veriut dhe të një pranie më energjike të Shteteve të Bashkuara në rajon.


Marrëveshja është pjesë e të ashtuquajturës Deklarata e Uashingtonit e njoftuar të mërkurën, ndërsa Presidenti Joe Biden ka mirëpritur Presidentin koreanojugor Yoon Suk Yeol në një vizitë shtetërore për të festuar 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe për të diskutuar të ardhmen e aleancës.

“Marrëveshja për mbrojtjen e ndërsjelltë është e çeliktë, dhe përfshin angazhimin” për masa të zgjeruara parandaluese, tha Presidenti Biden gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 1953 të nënshkruar në fund të Luftës Koreane, nëpërmjet së cilës Uashingtoni angazhohet ta ndihmojë Korenë e Jugut të vetëmbrohet, në veçanti nga Koreja e Veriut.

Ai përsëriti një frazë nga dokumenti i administratës së tij të vitit 2022 për Rishikimin e Gatishmërisë Bërthamore, se një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara apo aleatëve dhe partnerëve është i papranueshëm dhe do të rezultojë në fundin e regjimit që e bën këtë sulm.

Presidenti Yoon e quajti Deklaratën e Uashingtonit “një zgjerim dhe forcim të paprecedentë” të strategjisë së masave të zgjeruara parandaluese – një term i njohur gjithashtu si ombrella bërthamore amerikane. Dokumenti thotë se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve ndaj aleatëve dhe partnerëve “në mbarë spektrin e skenarëve të mundshëm bërthamorë dhe jo-bërthamorë”.

“Dy vendet tona kanë rënë dakort për konsultime të menjëhershme dypalëshe presidenciale në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut dhe premtuan të përgjigjen me shpejtësi, në shkallë të gjerë dhe me vendosmëri duke përdorur forcën e plotë të aleancës, përfshirë armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Yoon.

Në një seancë informimi për gazetarët të martën, zyrtarë të lartë të administratës thanë se sipas Deklaratës së Uashingtonit, Seuli do të “ruajë statusin jo bërthamor dhe do të vazhdojë t’u përmbahet të gjitha kushteve si palë e Traktatit të Mospërhapjes”. Ky traktat, të cilin Koreja e Jugut e ratifikoi në vitin 1975, ua ndalon vendeve anëtare prodhimin e armëve bërthamore.

Dy vendet do të krijojnë gjithashtu Grupin Konsultativ Bërthamor SHBA-Koreja e Jugut (NCG), një “mekanizëm konsultimi të rregullt dypalësh që do të përqendrohet tek çështjet e planifikimit bërthamor dhe strategjik dhe do t’u japë aleatëve koreanojugorë qasje të mëtejshme tek mënyra se si ne mendojmë për planifikimin e operacioneve të mëdha”, shtoi një zyrtar i lartë.

Krahas ndarjes më të madhe të informacionit, Seuli do të ketë një rol më të madh në dislokimin e armëve amerikane, tha ai.

Kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut, së bashku me shqetësimet për vendosmërinë ushtarake dhe ekonomike të Kinës në rajon, e kanë shtyrë administratën e Presidentit Biden të zgjerojë aleancën e saj me vendet aziatike. Për këtë qëllim, Presidenti Biden i ka kushtuar shumë vëmendje Presidentit Yoon si dhe Kryeministrit japonez Fumio Kishida. Javën e ardhshme, Presidenti Biden do të presë Presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e saj bërthamor, ndërsa Kina dhe Rusia në mënyrë të përsëritur bllokojnë përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të ashpërsuar sanksionet ndaj Veriut për morinë e provave të ndaluara të raketave.

Provat e shtuara nga Koreja e Veriut përfshijnë edhe një raketë balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, provë e bërë për herë të parë në fillim të këtij muaji. Prova e fundit shihet si një përparim i mundshëm në përpjekjet e Koresë së Veriut për të patur një armë më të fuqishme, më të vështirë për t’u zbuluar dhe që synon të arrijë deri në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara.

Presidentët Biden dhe Yoon, si dhe ndihmësat e tyre, diskutuan edhe për luftën në vazhdim të Rusisë në Ukrainë. Administrata e Presidentit Biden ka lavdëruar Korenë e Jugut për dërgimin e rreth 230 milionë dollarëve ndihma humanitare në Ukrainë, por Presidenti Biden do të mirëpriste që Seuli të merrte një rol edhe më të madh për të ndihmuar ukrainasit të zmbrapsnin Rusinë.

Vizita e Presidentit Yoon vjen vetëm disa javë pas zbulimit të një sërë dokumentesh tepër sekrete që kanë komplikuar marrëdhëniet me aleatët, përfshirë Korenë e Jugut.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp nëse rrjedhja e informacionit u diskutua gjatë takimit, Presidenti Yoon u përgjigj: “Jemi duke komunikuar mes dy vendeve tona”. /VOA

 

Etiketa: Koreja e Jugutshba


Ju sugjerojmë

Verë e mosbindjes civile në Serbi
Rajoni

Verë e mosbindjes civile në Serbi

14 Korrik, 2025 9:50 am
“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit
Aktualitet

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

14 Korrik, 2025 9:39 am
“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
Aktualitet

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

14 Korrik, 2025 9:31 am
Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
Aktualitet

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

14 Korrik, 2025 9:21 am
Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte
Aktualitet

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte

14 Korrik, 2025 9:14 am
“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
Aktualitet

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

14 Korrik, 2025 9:04 am
Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev
Bota

Trump premton dërgimin e raketave Patriot në Kiev

14 Korrik, 2025 8:49 am
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Rajoni

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 Korrik, 2025 8:28 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Para
Dorëhiqet nga “Shqiponjat”  ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla

Dorëhiqet nga "Shqiponjat" ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla

U sëmur gjatë transmetimit live, Presidenca turke tregon si është gjendja e Erdogan

U sëmur gjatë transmetimit live, Presidenca turke tregon si është gjendja e Erdogan

Çuçi: Shtyhet afati i ID, kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë

Çuçi: Shtyhet afati i ID, kujt i ka skaduar karta e identitetit do të lejohet të votojë
















TE FUNDIT

Verë e mosbindjes civile në Serbi

Verë e mosbindjes civile në Serbi
14 Korrik, 2025

Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të...

Lexo më shumë

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit
14 Korrik, 2025

Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për disa problematika të qeverisjeve vendore. Gjatë...

Lexo më shumë

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet....

Lexo më shumë

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejohen ndërtime restoresh në Theth, pasi të përfundojë aksioni i IKMT-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com