Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia. Shqiptari, që jetonte prej kohësh në shtetin fqinj ishte i papunë dhe jetonte në hotel. Kjo gjë rriti dyshimet e policisë italiane, dhe ndaj shqiptarit nisën hetimet.
Pas një kohe të gjatë hetimi, u verifikua se ai merrej me shitjen e kokainës. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari drejton një grup që ka bërë qindra mijëra euro fitime nga shitja e lëndës narkotike në qendër të qytetit dhe në periferi. Policia ka verifikuar të paktën 10 episode të shitjes së kokainës nga shqiptari./klan