Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jetoj në Shqipëri dhe jeta vlen shumë pak!

2016/04/09 at 1:56 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jetoj në Shqipëri dhe jeta vlen shumë pak!

Manjola Bregasi
Jam e bindur që shkrimi im sot nuk do mundet dot kurrë të marrë vëmendjen që mund të merrte ndarja apo dashuria e ndonjë personazhi të ashtuquajtur VIP, apo më keq historitë e tyre seksuale. Megjithatë vendosa ta shkruaj, jo thjesht dhe vetëm se ky është profesioni im, por sepse në rastin konkret, ndjehem e dobët ta mbaj për vete këtë peshë.
E vërtetë, ndoshta as unë nuk do isha ulur të shkruaja ca rreshta për vlerën e jetës, nëse një ditë të ftohtë dimri nuk do kisha udhëtuar ashtu si rastësisht drejt Lushnjës. Në qendrën transfuzionale, mes shumë fëmijëve të ardhur nga zona të ndryshme të rrethit takova edhe një vajzë të rritur, Monikën. Ishin të gjithë talasemikë dhe të gjithë kishin nevojë të merrnin gjak në mënyrë të vazhdueshme. Të heshtur, me shikimin e lodhur nga mungesa e gjakut në trup dhe prindërit që u rrinin tek koka teksa kryenin transfuzionin, të gjithë pëpiqeshin t’i largoheshin telekamerës, sepse shokët e klasës nuk duhej ta mësonin problemin e tyre. Monika ishte e vetmja që pranoi ta ndajë me ne sëmundjen e saj.
Nga një fshat i vogël i Kolonjës, asaj i duhej të udhëtonte dy herë në muaj drejt qendrës transfuzionale të Lushnjës për të marrë sasinë e gjakut që i duhej për të vijuar jetën normalisht. Po, 2 herë në muaj Monika duhej të merrte gjak. Pasi kishte udhëtuar rreth 45 minuta në këmbë për të mbërritur në Kolonjë, ajo dhe i ati merrnin më pas furgonin që i çonte në Lushnjë. E lodhur, e djersitur e pafuqishme për shkak të nivelit të ulët të hemoglobinës në gjak, Monika sheh të vetmen shpresë tek qesja e gjakut. Por për fat të keq, ajo qese gjaku nuk gjendet gjithmonë. Ka raste kur gjaku mungon. Dhe atëherë ky është vërtet problem dhe është problemi i vetëm në jetën e Monikës, së cilës i duhej të shumëzojë me zero gjithë ëndrrat e një vajze 22 vjeçare duke i shkëmbyer ato me vlerën e një qeseje gjak, që për të është vlera e vetë jetës.
Sa pak vlen jeta në Shqipëri. Vetëm një qese gjak, të cilën mund ta ofrojë cilido individ i shëndoshë, që peshon të paktën 50kg dhe shënon nivelet normale të hemoglobinës në gjak. Por larg qoftë, të rinjtë tanë të mirëushqyer, janë shumë të zënë me postimet e tyre në FB dhe instagram e nuk kanë kohë të dhurojnë gjak. Sepse edhe ata e dinë që kjo nuk është trendy! Ah, ndryshe do ishte puna nëse do flitej për ndonjë festë në bllok apo ndonjë selfie me modelin e ri të syzeve.
Për fat të keq Monikës i ka rënë fati të jetojë në Shqipëri. Në rastin e saj dikush tjetër do kishte bërtitur me të madhe sa ta dëgjonte e gjithë bota, do kërkonte ndihmë, do qante me ulërima duke kërkuar një qese gjak. Por, jo Monika. Ajo e di, ashtu si dhe unë sot, që në Shqipëri vetëm 25% e nevojave per gjak mbulohen nga dhurimet vullnetare. Monika nuk është në Itali ku dhurimi I gjakut mbulon 100% të nevojave, as në Maqedoni që mbulohen 100% e as në Kosovë ku mbulohen të paktën 60% të nevojave për gjak nga dhurimet.
Monika jeton në Shqipëri, në këtë vend mikpritës e zemërgjerë me fjalë, të ndjeshëm e solidar kur është çështja për masakra në Paris apo Ankara, por të heshtur dhe moskokëçarës para dhimbjes së vëllait të të njëjtit gjak.
Monika jeton në Shqipëri ku vlera e jetës është një qese gjak, të cilën mund ta dhurojë pa asnjë kosto çdo indiferent i këtij vendi, që di vetëm të ankohet se I ka rënë pjesa të jetojë në Shqipëri. Ndërsa Monika nuk ankohet, edhe pse jeta e saj duhet të ishte e shtrenjtë, si e secilit prej ne.
Unë do të jem aty, në datat 11 dhe 12 Prill dhe ne cdo muaj të vitit, bashkë me miqtë dhe të gjithë ata që duan të dhurojmë jetë për Monikën dhe fëmijët talasemikë në të gjithë Shqipërinë, së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar në ambientet e Klinikës KEIT. Eja edhe ti, dhuro jetë!

Ju sugjerojmë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Video/ Ja kush janë 6 “tradhtarët” që festuan golat ndaj skuadrave të tyre

Video/ Ja kush janë 6 "tradhtarët" që festuan golat ndaj skuadrave të tyre

Video/ E dhunon në sy të fëmijës, polici bashkiak i flak mallrat me shkelm

Video/ E dhunon në sy të fëmijës, polici bashkiak i flak mallrat me shkelm

Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!

Zbuloni “Vendin Sekret” në Tiranë!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
13 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke vijuar me denoncimet publike për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com