Operacioni i rikthimit ka dështuar dhe askush nuk dëshiron të ketë në skuadër Mario Balotelli, edhe pse faktikisht është dikush që e pret krah hapur. Euforia për arritjen historike të Crotone në Serie A e bën të ëndërrojë skuadrën kalabreze. Presidenti Vrenna, do të ndërtojë një skuadër kompetitive për kategorinë elitare. Në sulm do të ketë ndryshime të mëdha, duke parë se futbollisti kryesor Budimir do të largohet nga ekipi.
Liverpool dhe Milan nuk e duan në skuadër Balotelli për vitin e ardhshëm “Nëse Balotelli dëshiron të vijë te ne e mirëpresim duke i premtuar se do ta rikthejmë në kulmin e formës së tij,” – kanë deklaruar nga klubi i Crotone, që ndoshta në një moment edhe mund të shpresojë te huazimi i Balotelli nga Liverpool, duke qenë se Milan nuk e do më në ekip, ndërsa të gjitha emrat e klubeve të lakuara deri tani si destinacione të italiani, kanë nxitur të përgënjeshtrojnë interesimin për futbollistin që konsiderohej si talent i jashtëzakonshëm kur luante me Inter dhe Manchester City, por që nuk arriti për asnjë moment të ngjitej në nivelin e pritshmërive. Ndeshja e tij e fundit “e vërtetë” ka qenë gjysmëfinalja e Euro 2012 me dy gola ndaj Gjermanisë.