Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta në Shqipëri e baronit të drogës, Alket Hatija, i dënuar në Itali me 20 vite burg

2017/07/14 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirimi i baronit të drogës, mediat italiane tallen me gjykatat shqiptare

Alket Hatija, i cili u arrestua nga policia jonë me indicie të policisë italiane u la i lirë nga gjykata. Por pse ishte i dënuar me 20 vite burg në Itali dhe si u arrit të kapej edhe pse jetonte në një vilë bunker?

Gjatë periudhës janar 2003 – mars 2004, Hatija ka dërguar në Itali 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë, e nisur nga Shqipëria e fshehur në kamionë me ngarkesa mallrash të ndryshme. Në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge fitimi arrin në 35-45 milionë euro.
Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej.

Por, për shkak të dyshimeve se ai mund t’i shpëtonte arrestimit nëse policia ndërhynte në vilën e tij luksoze në qytetin e Beratit, forcat e policisë çuan në fund planin e tyre gjatë një udhëtimi të tij për në Durrës, ku kishte lënë takim me një mik të tij, shkruan gazeta “Panorama”.

Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine.

Vetë Hatija, edhe pse ishte koka e grupit, ishte “i pastër”. Kjo pasi ai kurrë nuk kishte prekur një gram drogë. Por, Drejtësia italiane arriti të gjejë fakte për implikimin e tij, pas përgjimit të telefonit, ku Hatija ka folur për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge në Itali.

Gjithashtu, 45-vjeçari kur transportonte sasi të konsiderueshme droge për në Itali, paraprinte vetë udhëtimet e korrierëve për t’u siguruar se gjithçka do të shkonte siç duhej.

Autoritetet italiane ranë në gjurmët e tij nga fotografia e pasaportës që ka treguar gjatë një udhëtimi nga Shqipëria për në Portin e Ankonës.

Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.

Nga hetimet e Drejtësisë italiane, rezultoi se droga transportohej kryesisht përmes kamionëve nga Shqipëria për në Itali. Kamionët ishin me targa të BE-së dhe ata hynin në kufi me Italinë në pjesën veriore të saj.

Ne një nga rrugët ai bëri edhe gabimin duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin.

Ju sugjerojmë

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
Aktualitet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

14 Korrik, 2025 11:11 am
Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
Aktualitet

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

14 Korrik, 2025 11:06 am
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

14 Korrik, 2025 11:00 am
Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
Bota

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

14 Korrik, 2025 10:58 am
Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka
Aktualitet

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka

14 Korrik, 2025 10:54 am
“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
Aktualitet

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

14 Korrik, 2025 10:33 am
Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Aktualitet

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

14 Korrik, 2025 10:26 am
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Bota

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

14 Korrik, 2025 10:18 am
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 10:15 am
Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti
Bota

Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti

14 Korrik, 2025 10:05 am
Para
Pse bashkëjetesa e ‘mbytë’ jetën seksuale? Çfarë duhet të bëni për këtë?

Ky është qyteti botëror i seksit!

Dokumenti / 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

Dokumenti / 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

E fundit/ Vdes një punëtor i bashkisë, një tjetër rëndë

E fundit/ Vdes një punëtor i bashkisë, një tjetër rëndë

TE FUNDIT

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
14 Korrik, 2025

Po mbahet ceremonia e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj kryetarja Holta Zaçaj foli...

Lexo më shumë

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
14 Korrik, 2025

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një kundravajtje administrative, por si një bllokim i kalimit...

Lexo më shumë

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
14 Korrik, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”, ku është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i...

Lexo më shumë

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
14 Korrik, 2025

Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com