Fotografi Thomas Holton ka dokumentuar jetën e një familjeje kineze me 5 anëtarë që jeton brenda një apartamenti 32 metra katrorë në Chinatown në New York.
Sipas New York Times, puna e tij nisi në vitin 2003 si një projekt për diplomën e masterit të tij kur ai u njoh me Steven dhe Shirley Lam e 3 fëmijët e tyre, Michael, Franklin, Cindy.
Fotot prekëse tregojnë jetesën e vështirë të familjes në apartamentin e katit të 5 në rrugën Ludlow.
Teksa fotografi nisi të njihej me familjen – të merrte fëmijët nga shkolla, të ndante vakte, të vizitonte të afërmit e tyre në Hong Kong dhe Kinë, madje mori dhe Cindy’n si vajzën e luleve kur ai u martua- projekti u bë akoma më shumë personal, transmeton OraNews.
Tani, 13 vjet më vonë, puna e Holton është kthyer në një libër “Lamsat e Rrugës Ludlow”, i cili u publikua këtë muaj nga Kehrer Verlag.