Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

2025/06/02 at 4:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

Sezoni turistik ka nisur, dhe bashkë me të edhe aktivitetet ujore, si xhiro me Jet Ski, të cilat janë ndër atraksionet më të kërkuara në bregdet. Por, teksa shpejtësia dhe adrenalina tërheqin turistët, mungesa e kontrollit dhe moszbatimi i rregullave të sigurisë krijojnë rrezik serioz për jetën e atyre që i përdorin dhe pushuesve të tjerë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të datës 28.10.2020, për miratimin e rregullave të hollësishme për zhvillimin e aktiviteteve turistike detare, që kryhen nëpërmjet mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, çdo operator turistik dhe çdo përdorues i mjeteve ujore me motor (Jet Ski, gomone, skafe të vegjël etj.) është i detyruar të zbatojë një sërë masash sigurie të detyrueshme. Këto masa nuk janë opsionale, janë rregulla detyruese, por në shumë raste ato injorohen.

Sipas rregullores në fuqi, një person që përdor Jet Ski duhet të mbajë:

Jelek shpëtimi, i cili mund të shpëtojë jetën në rast të një përplasjeje apo humbjeje ndjenjash.

Kokore për të shmangur çdo goditje në kokë.

Fishekzjarrë sinjalizues për vendndodhjen.

Pajisje radio EPIRB për të sinjalizuar pozicionin.

Telefon celular në një çantë të papërshkueshme nga uji.

Veshje uji të përshtatshme, që parandalon hipoterminë.

Doreza.

Këpucë të përshtatshme uji.

Syze mbrojtëse.

Rrip sigurie, që vihet në dorë dhe mundëson fikjen automatike të motorit në rast të humbjes së kontrollit të Jet Ski-t.

Por çfarë ndodh në realitet?

Pothuajse në të gjitha plazhet e Shqipërisë, përdoruesit e Jet Ski-ve nuk pajisen me kokore apo doreza. Hipin në Jet Ski vetëm me rroba banje, nuk marrin asnjë instruksion sigurie, nuk kanë mjete sinjalizimi apo komunikimi, nuk kanë kostume të posaçme dhe shpesh e drejtojnë mjetin me shpejtësi pranë zonave ku lahen pushuesit.

Përdorimi i këtyre mjeteve është shndërruar në një problem serioz për sigurinë e përdoruesve dhe pushuesve. Kjo, pasi të dhënat tregojnë se një përplasje në ujë me shpejtësi mbi 50 km/h është e barasvlefshme me një aksident automobilistik të rëndë, dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse rrit rrezikun për dëmtime serioze ose vdekje.

Nëse ndodh një aksident, përgjegjësia bie jo vetëm mbi operatorin turistik që jep këto mjete dhe pushuesit që i përdorin, por edhe mbi autoritetet, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë zbatimin e rregullave të sigurisë.

Policia e Kufirit duhet të kontrollojë këto mjete, të kërkojë dokumentacionin dhe të verifikojë ekzistencën e të gjitha pajisjeve të sigurisë përpara se t’u japë leje operatorëve turistikë apo qytetarëve, në mënyrë që jeta e pushuesve të jetë e garantuar, përpara se Shqipëria të futet në listën e zezë të plazheve të pasigurta. Tv Klan

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun

BSH: Rritet besimi në ekonomi/Në Maj kontribut pozitiv dhanë industria dhe shërbimet

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

Osmani nderon nënat e Srebrenicës me Medalje Presidenciale

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com