Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jep dorëheqjen menjëherë”, Berisha-kreut të ILD: Është anëtarë i organizatës kriminale

2023/08/05 at 5:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jep dorëheqjen menjëherë”, Berisha-kreut të ILD: Është anëtarë i organizatës kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kreut të ILD-së, Artur Metanit.

Në një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës së tij duke e konsideruar atë si presion dhe intimidim.

Edhe në reagimin e sotëm, ish-kryeministri i përsërit kërkesën e tij kreut të ILD duke i kërkuar edhe një herë dorëheqjen.

Sipas Berishës, “Metani përbën rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik”.

Ai thekson se Metani është pjesë e organizatës kriminale të inceneratorëve.

“Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!

Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit.

Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato.

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton anëtarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij.

Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Mininstrin e Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4 milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim emergjencën mjedisore kombëtare me qëllim që të krijohet baza ligjore për vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur Metani eshtë anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës korruptive të vjedhjes së shekullit.

Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa garë dhe me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.

Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte.

Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij. Sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Para
Ukraina godet cisternën ruse të naftës me dron detar

Ukraina godet cisternën ruse të naftës me dron detar

Aksident i trefishtë në Korçë, 7 të lënduar. Pamje nga vendngjarja (Foto)

Aksident i trefishtë në Korçë, 7 të lënduar. Pamje nga vendngjarja (Foto)

Ukraina sulmoi anijet ruse, Medvedev: Moska do të nisë sulme kundër porteve ukrainase

Ukraina sulmoi anijet ruse, Medvedev: Moska do të nisë sulme kundër porteve ukrainase

TE FUNDIT

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama u tha gjyqtarëve në një mesazh publik përmes llogarisë së tij në Facebook se falë qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët lidhur me kërkesën e tyre për rritje pagash, duke e cilësuar reagimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com