Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

2016/05/31 at 1:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzat e PD për dekriminalizimin, Roshi reagon me fjalor fyes

Elvis Roshi, emri i të cilit është lakuar shumë nga opozita si e dënuar jashtë vendit ka dhënë sot dorëehqjen nga Kryetar i Bashkisë së Kavajës. I zgjedhur nga Edi Rama në dy mandate radhazi dhe i votuar nga kavajsit, Elvis Roshi lë në mes mandatin e dytë, 1 vit pasi e kishte fituar. Kjo dorëheqje vjen vetëm 10 ditë pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ende pa nisur verifikimi për saktësinë e të dhënave të tij në formular, Elvis Roshi thotë se ka mësuar vetë një të vertetë “tronditëse”: Faktin se ka qenë i dënuar shumë vite më parë në Itali. Elvis Roshi përmes një letre publike postuar në facebook, thotë se “jam dënuar kur kam qenë minoren”.


Statusi në facebook i Elvis Roshit

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim.

Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!
Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion.

Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka.

Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren!

I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë.

E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot.

Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Video/ Kjo supozohet të ishte banjo më romantike, por rezultoi fatale

Video/ Kjo supozohet të ishte banjo më romantike, por rezultoi fatale

Burgoset modelja turke, ofendoi Erdogan

Burgoset modelja turke, ofendoi Erdogan

“Bihter” aktorja më e mirë e vitit

"Bihter" aktorja më e mirë e vitit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com