Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jep dorëheqje gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

2024/09/19 at 5:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jep dorëheqje gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se Toska ia ka dorëzuar dorëheqjen kryetares Holta Zaçaj, ku ka arsyetuar se largohet për arsye personale.

Kujtojmë se ajo u emërua anëtare e “Kushtetueses” në Nëntor të vitit 2019. Me dorëheqjen e saj, numri i gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese shkon në 8 nga 9 që duhet të jenë gjithsej.

Kush është Elsa Toska?

Ajo ka lindur më 05 Qershor 1976 në Kavajë. Toska është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës.

Elsa Toska është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia “Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese”, si dhe bashkëautore e librit “Kontrolli mbi administratën publike”, 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.

Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese.

Ju sugjerojmë

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Para
Mazhoranca miraton me 73 vota pro ligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Mazhoranca miraton me 73 vota pro ligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Hezbollahu vazhdon të jetë objektiv i shpërthimit të mjeteve të komunikimit

Hezbollahu vazhdon të jetë objektiv i shpërthimit të mjeteve të komunikimit

Megaoperacioni i Europol/ Arrestohen 51 persona dhe sekuestrohen 1 mln Euro

Megaoperacioni i Europol/ Arrestohen 51 persona dhe sekuestrohen 1 mln Euro

TE FUNDIT

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
28 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik, Nigel Farage, i cili u shpreh se 1 në 50...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
28 Qershor, 2025

Dita e shtunë, 28 qershor, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
28 Qershor, 2025

Dashi Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e...

Lexo më shumë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com