Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeni të mërzitur? Duhet të hani patjetër këto ushqime

2018/01/22 at 10:08 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeni të mërzitur? Duhet të hani patjetër këto ushqime

Gjendja shpirtërore ka në mënyrë të pashmangshme lidhje me ushqyerjen.

Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj AgroWeb.org këshillon që të rishikoni pushtetin që ushqimet e shpejta kanë tek ju.


Të gjithë prej nesh, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona.

A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po.

Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina dhe norepinefrina.

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendrat hormonale në tru, duke influencuar sasinë e prodhimit të këtyre hormoneve.

Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën Nutritional Neuroscience ekzaminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit.

“Shkencëtarët mbajtën nën vëzhgim racionet ditore të drithrave, perimeve, frutave, produkteve të bulmetit dhe ato shtazore, përqindjen e energjisë të gjeneruar nga yndyrnat e ngopura si dhe sasinë ditore të kolesterolit dhe sodiumit.

Rezultatet konfirmuan që një ushqyerje me yndyrna të ngopura dhe shumë kalori shkaktonte depresion tek pjesëmarrësit”, thuhet në studimin e cituar nga Psychology Today.

Atëherë cilët janë ato ushqime që na gjallërojnë shpirtin apo ato që na prishin humorin? Le t’i hedhim një sy:

Gjatë tretjes, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë.

Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni. Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit.

Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës.

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur.

Studimet klinike kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion sepse ul nivelet e serotoninës në tru.

Studime të zgjeruara kanë provuar se pacientët që vuanin nga depresioni kishin nivele të ulëta të acidit folik në organizëm. Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin.

Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion. Molla dhe rrushi janë të pasur me fruktozë.

Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosët me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet.

Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë.

AgroWeb.org ju rekomandon të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan.

Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin.

Çokollata përmban një susbstancë të quajtur phenylethylamine e cila ndërvepron me endorfinën.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se çokollata ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut pavarësisht sasisë së madhe të sheqerit, yndyrës, kafeinës dhe substancës së lartpërmendur.

Sheqeri tek çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrnat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.”

Kafeina tek çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues tek njeriu./AgroWeb.org

Etiketa: konsumonimerzitjeushqime


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Vrau studenten se i refuzoi lidhjen, 23 vjeçari me plumb në kokë, mjekët: Rrezikon jetën

Vrau studenten se i refuzoi lidhjen, 23 vjeçari me plumb në kokë, mjekët: Rrezikon jetën

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që u buzëqesh gjithmonë fati

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që u buzëqesh gjithmonë fati

“Me këta dy plumba do të vras Arielen e veten!” Aldison Beluli një javë më parë kishte paralajmëruar kushërinjtë e viktimës

“Me këta dy plumba do të vras Arielen e veten!” Aldison Beluli një javë më parë kishte paralajmëruar kushërinjtë e viktimës
















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com