Kryeministri Edi Rama ka dalë një konferencë për shtyp ku po flet lidhur me ngjarjen në veri të Kosovës.
Rama tha se ngjarja në veri nuk ka të bëj me një aksident por një atentat që vrau një efektiv të policisë së Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri kërkoi dënim të ngjarjes.
“Udhëheqja e Kosovës i ka kusuret e veta tek dialogu, ku qëndrimi i jonë dhe BE ka qenë si dy pika uji, por asnjë kusur nuk e relativizon dot peshën e këtyre veprimeve të rënda, nuk krahason me asnjë të keqe të ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë nga ’99.
Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, por të një efektivi të policisë, që u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin, është karshillëk sa ilegal nga ana e grupit kriminal aq edhe institucional nga ana e Serbisë. Kërkon dënim me zë të lartë”, tha Rama./Opinion.al