Ka vijuar edhe ditën e sotme jehona për lajmin e aprovimit të mrekullisë së dytë së Nënë Terëzës nga Papa Françesku, që i hap rrugë Shënjtërimit të saj.
Vetë Selia e Shenjtë ka rikujtuar përmes zëdhënësit Thomas Rosica se Shenjtërimi do të kryhet në Shtator. Përmes një postimi në twitter at Rosica ka shpërndarë edhe njëherë mesazhin se Nënë Tereza është fytyra e mëshirës.
Gjigandët mediatikë si Fox News, BBC e CNN, kanë risjellë në vëmndje jetën dhe rrugëtimin e murgeshës me origjinë shqiptare, që u njoh për pushtetin e thjeshtësisë dhe aftësinë për të depërtuar në zemrat e njerëzve.
BBC i ka kushtuar nënë Terezës një profil të veçantë ku ndër të tjera thuhet: “ Kur ishte gjallë , ajo cilësohej si një shenjtore e gjallë”.
Ndërsa CNN ka publikuar një kolazh fotosh nga jeta dhe puna e Nënë Terezës, ku spikasin momentet më të veçanta të veprimtarisë së saj.