Javën e ardhshme temperaturat do të pësojnë rënie shumë të ndjeshme. Metereologët thonë se të martën e të mërkurën, i gjithë Ballkani do preket masa masa ajrore të ftohta me origjinë nga artiku që do të sjellë temperatura të ulëta poshtë Zeros.
Në zonat malore ditën e martë e të mërkurë temperaturat do të jenë deri në -7 gradë celsius. Por edhe në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikohet që të jetë në vlera të ulëta dhe negative nga Zero deri në -3 gradë celsius. Në Tiranë parashikohet që temperaturat të jenë deri në -4 gradë celsius.
Gjatë këtyre dy ditëve termometri në vlerat maksimale nuk do të shënojë më shumë se 9 gradë celsius.