Edhe java e dytë e tetorit do të jetë me mot të ngrohtë. Sipas parashikimeve, vetëm të mërkurën do të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat do ta kalojnë vlerën e 30 gradëve në disa ditë.
Sipas meteorologëve edhe këto ditë janë të përshtatshme për plazh ndaj qytetarët mund t’i drejtohen bregdetit dhe të vijojnë pushimet.