Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë: E mbështes këmbënguljen dhe pasionin e ideve tuaja

2024/11/21 at 4:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë:  E mbështes këmbënguljen dhe pasionin e ideve tuaja

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u takua me të rinjtë e programit “B4Students” për të folur për biznesin, sfidat dhe vështirësitë që e shoqërojnë, si dhe për “paketën” e tipareve që duhet të ketë një sipërmarrës i ri.

“B4Students” është një program i krijuar posaçërisht për studentët nga Fondacioni Mane, për t’i aftësuar profesionalisht dhe për t’i lidhur ata me botën e biznesit.

Mes të rinjve të pranishëm në takim, ndodheshin ata të cilët aktualisht po ndjekin studimet dhe kryejnë internship në kompanitë e Grupit BALFIN; studentë që prej pak kohësh kanë fituar statusin e punonjësit, po në BALFIN, por mbi të gjitha të rinj të cilët duan të jenë pjesë e botës së biznesit me aftësitë dhe idetë e tyre inovatore.

Samir Mane ndau me ta rrugëtimin e tij personal, ndërsa theksoi rëndësinë që Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane i kushton të rinjve ambiciozë përmes programit “B4Students”.

“Kur shoh kaq shumë studentë që janë pjesë e BALFIN në mënyra të ndryshme, më rikthehet në mendje fillimi im, kur kisha vetëm një ide biznesi, që më bëri të guxoj shumë nga ana ekonomike, ndonëse shumë ishin kundër. Sot, ja ku jemi të gjithë, në një grup të madh si BALFIN”, tha Mane, për t’u ndalur më tej në rëndësinë e “B4Students” dhe ndikimin konkret që ka tek të rinjtë.

“Ky program krijon mundësi të panumërta për të rinjtë. Deri mëtani kemi mbështetur mbi 300 aplikime për ide biznesi nga të cilat shumë janë bërë realitet. Për më tepër, kemi dhënë mbi 1,400 internshipe dhe 50 bursa studimi…,”  pasqyroi Mane.

Takimi u përmbyll me një apel për të rinjtë që të vazhdojnë të guxojnë, të punojnë me pasion dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pa hezitim.

“E ardhmja juaj nis nga fokusi që tregoni përgjatë studimeve, nga një hap dhe një ide e re. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju treguar se këmbëngulja dhe pasioni shpërblehen gjithmonë”, përfundoi Presidenti i Grupit BALFIN, për t’i lënë hapësirë bashkëbisedimeve të frytshme, ku të rinjtë ndanë qëndrimet dhe idetë e tyre jo vetëm me të, por edhe me mentorë dhe profesionistë të pranishëm nga industri të ndryshme.

“B4Students” nuk ofron vetëm mbështetje financiare, por edhe përgatit të rinjtë për sfidat e botës së biznesit.

Programi synon të fuqizojë studentët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

Ju sugjerojmë

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..
Aktualitet

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..

29 Qershor, 2025 12:34 pm
U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit
Aktualitet

U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit

29 Qershor, 2025 12:22 pm
Kur do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës?
Kryesore

Ngërçi politik/ Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

29 Qershor, 2025 12:16 pm
Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Australia drejt ndalimit të rrjeteve sociale nën 16 vjeç

Australia drejt ndalimit të rrjeteve sociale nën 16 vjeç

Djali i Trump: Taksat e qeverisë skoceze e kanë bërë të pamundur biznesin, investojmë vetëm nga dashuria për prejardhjen

Djali i Trump: Taksat e qeverisë skoceze e kanë bërë të pamundur biznesin, investojmë vetëm nga dashuria për prejardhjen

TE FUNDIT

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..
29 Qershor, 2025

U kapën në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro, vihet në pranga...

Lexo më shumë

U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit

U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit
29 Qershor, 2025

Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Si rezultat...

Lexo më shumë

Ngërçi politik/ Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

Kur do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës?
29 Qershor, 2025

Ka dështuar përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk kanë votuar për formimin e Komisionit për...

Lexo më shumë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com