Korriku nisi me temperatura normale të cilat nuk e kalonin 33 gradë celsius. Por mesa duket i nxehti afrikan që lamë pas në qershor do të rikthehet fuqishëm javën që vjen. Duke nisur që prej ditës së sotme, ku termometri do të shënojë 40 gradë celsius, edhe në javën e ardhshme do të kemi të njëjtën valë të nxehti. Nga e hëna deri të premten temperaturat do të jenë konstante duke mos zbritur nga 39 gradë celsius. Në zonat malore mund të fryjë pak erë gjatë orëve të pasdites apo dhe në darkë, ndërsa zonat bregdetare do të jenë ato që do e ndjejnë më tepër valën e të nehtit.
Për sa i përket reshjeve, edhe këtë javë do të përballemi me një thatësirë e cila nuk dihet se kur do të përfundojë./Opiniona.al