Tokio ka njoftuar së fundmi se po zgjeron listën e artikujve të ndaluar që të eksportohen nga Rusia në vendin e tyre.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Tregtisë së Japonisë. Lista mësohet do të përfshijë 164 artikuj shtesë, kryesisht për përdorim industrial, si bateritë litium-jon, shkarkimet e makinave ose vaji i motorit të makinave.
Këto shtesa zgjerojnë më tej listën e produkteve, eksporti i të cilave në Rusi është i ndaluar nën sanksionet ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjithashtu përfshihen artikuj të tillë si termostate, makineri për përpunimin e drurit, produkte nitroceluloze dhe ndalimi do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 17 prill.
Ministria japoneze e Tregtisë shtoi se ndalimi i eksporteve të Rusisë do të hyjë në fuqi më 10 maj.