Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Januzaj nuk ia vërshëllen as Kosovës, e injoron me keq se Shqipërinë

2016/08/27 at 3:47 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Januzaj nuk ia vërshëllen as Kosovës, e injoron me keq se Shqipërinë

Përfaqësuesja e Belgjikës ka publikuar listën me lojtarët, që do të fillojnë fushatën eliminatore për “Rusia 2018”. Në këtë listë nuk gjendet Adnan Januzaj, i cili është me prejardhje nga Kosova. Trajneri i ri i belgëve, Roberto Martinez, duket se nuk e llogarit Januzajn, i cili mund të luajë për Kosovën, duke rifituar një mundësi garimi ndërkombëtare, të cilën e refuzoi më herët me kuqezinjtë e De Biazit. Menaxheri i kombëtares kosovare, sidoqoftë, thotë se familja dhe vetë lojtari në fjalë janë të paarritshëm, të pakontaktueshëm, sikurse ndodhi në rastin e tentativave nga Shqipëria.

“Januzaj nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Belgjikën, që nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, duke përfshirë këtu edhe Kampionatin Europian. Jemi duke provuar gjatë gjithë kohës ta kontaktojmë, por është e pamundur,” – deklaroi Bajram Shala për “Zëri”. Kujtojmë se Adnan Januzaj nuk ishte ftuar te Belgjika as në “EURO 2016”, nga ish-trajneri Marc Wilmots. Ndërkohë, dje Kosova ka marrë edhe një tjetër refuzim në bllok të yjeve të Zvicrës. Kombëtarja helvete ka publikuar listën me lojtarët me prejardhje kosovare, si Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj, për ndeshjen e radhës me portugezët.

Mungon Xherdan Shaqiri, por kjo e ka një shkak: lëndimin e mesfushorit të Stoke City, jo se ka dilema për t’iu bashkuar të kaltërve. Lidhur me refuzimin e “kosovarëve helvetikë”, Bajram Shala tregon: “Kemi pasur kontakte me familjarët dhe agjentët e tyre, por edhe direkt me vetë lojtarët. Arsyet janë të ndryshme, pse ata nuk vijnë të bëhen pjesë e Kosovës. Me ndeshjen e parë të kësaj fushate eliminatore, që do të luajnë me Zvicrën, këta lojtarë nuk do të mund të luajnë më për Kosovën.”

Përveç yjeve të Zvicrës, Kosovës i dha një goditje edhe FIFA, duke i kthyer përgjigje negative për Mërgim Brahimin. “FIFA e ka kthyer përgjigjen definitive dhe Mërgimi nuk do të ketë të drejtë të luajë për Kosovën, çka është një lajm shumë i keq. Ka qenë një vendim i pritshëm, për shkak se ai ka luajtur për Zvicrën dhe Shqipërinë, më herët”, – u shpreh Shala. Pra, deri më tani, Kosova ka arritur t’i marrë Shqipërisë Mehën, Rrahmanin, Rashicën dhe Shalën, si dhe nga një lojtar kombëtares suedeze dhe asaj norvegjeze.

Etiketa: Adnan Januzaj

Ju sugjerojmë

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
Aktualitet

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

17 Nëntor, 2025 11:48 am
Para
Video/ Ja kënga që grupi britanik “Catholic Action” i ka kushtuar Rita Oras

Video/ Ja kënga që grupi britanik "Catholic Action" i ka kushtuar Rita Oras

Histori njerëzore/ Futbollisti i rrugëve që u bë më i madhi i Irlandës

Histori njerëzore/ Futbollisti i rrugëve që u bë më i madhi i Irlandës

Arlind Ajeti, pas Kombëtares mund të humbë edhe Torinon

Arlind Ajeti, pas Kombëtares mund të humbë edhe Torinon

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
17 Nëntor, 2025

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”,...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
17 Nëntor, 2025

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra. Përmes një...

Lexo më shumë

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
17 Nëntor, 2025

Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit...

Lexo më shumë

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
17 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje të dielën në mbrëmje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com