Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Janë terroristë’: Kosova vulos dënimin e imamit të Gjilanit dhe 6 mbështetësve. Si vepronte Zekirja Qazimi

2016/11/25 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Janë terroristë’: Kosova vulos dënimin e imamit të Gjilanit dhe 6 mbështetësve. Si vepronte Zekirja Qazimi

Gjykata e Apelit e Kosovës mbështetur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për dënimin e Zekirja Qazimit dhe gjashtë personave tjerë për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.


Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar  Zekirja Qazimi  me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5, njofton Insajderi. Qazimi ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan ka ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.

Sipas njoftimit të Apelit, shtatë të akuzuarit janë gjetur fajtor për  një serë veprash penale si: rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve.

“Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i  kësaj gjykate, gjeti se  pretendimet e prokurorisë janë  të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Si i çonte të rinjtë kosovarë në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi (SMS-Dëshmi)

“U tregua shumë i kujdesshëm në punën që e bënte. I vinin mesazhe telefonike, por kurrë nuk i kthente. Krejt këtë e bëri që të mos zbulohej se ai ishte personi kryesor që i rekrutonte të rinjtë kosovarë për t’i çuar në ISIS.” Rrëfimi sipas Gazetës Expres:

Por, mjaftuan disa mesazhe që ai i shkëmbeu deri në vitin 2013, që të kuptohen krejt ato çfarë ka bërë.  Është pikërisht Imami i Gjilanit, Zekria Qazimi, i cili dyshohet se përveç predikimeve të tij radikale në xhaminë “El-Kuddus”, ka qenë edhe ndërmjetësi që i ka çuar ata në Siri. Express sjell dëshmitë që e ngarkojnë Imamin Qazimi, të cilin shteti po e mbanë të paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën akuzat për terrorizëm.

Imami i qytetit të Gjilanit, Zekria Qazimi llogaritet se ka dërguar të rinjtë në “tokën e premtuar të Shamit”. Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri. Kjo zgjati plotë dy vite, deri në momentin që ai u arrestua. Mesazhet dhe komunikimet mes këtyre personave, i ka siguruar Gazeta Express.

Qazimi nuk ka folur në asnjë bisedë telefonike rreth këtyre organizimeve, e dikur edhe mesazhet i kishte ndërprerë plotësisht.

E krejt këto punë, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm. Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku,  Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët edhe ishin arrestuar bashkë me imamin, në gusht të vitit të kaluar. Derisa procesi gjyqësor ndaj tyre tashmë ka nisur dhe aktakuza u është zyrtarizuar.

Mesazhet të siguruara nga Gazeta Express tregojnë sesi ata u morën vesh me ‘ushtarët’, ku i caktuan takimet dhe kur u nisen për të luftuar në ‘Tokën e Shamit’.

Pjesën me të madhe të organizimit del t’ia ketë kryer Ilir Berisha, i cili edhe ka komunikuar me të rekrutuarit që u nisen për në Siri e Irak.

Të njëjtat përgjime  tregojnë se nëpërmjet këtij ‘rrjeti’ rekrutimi në grupin terrorist ISIS përfunduan të paktën 11 kosovarë.

“Hoxho mbrritem tani 11 prej kosove elhamdulilah”, i kishte shkruar SMS Qazimit, imami tjetër Ridvan Haqifi, me të mburritur në Siri, më datë 3 shtator 2013.

Vetëm një ditë më parë, Haqifi, ishte nisur në Siri bashkë me Hysni Kabashin, Ibrahim Kabashin, Hafiz Ahmetin, Liridon Kabashin, Egzon Latifin, Bujar Avidjan, Skender Sylen, Enis Begollin, Arben Hamzen dhe Basri Sylejmanin.

Dy vëllezërit Hysni e Ibrahim Kabashi përfundon të vrarë gjatë luftimeve atje. E të njëjtin fat, në Siri, e gjeti edhe Basri Sylejmani. Derisa, Liridon Kabashi u arrestua me tu kthyer në Kosovë.

Komunikimi i këtij grupi me hoxhën vazhdoi edhe derisa ndodheshim me kilometra larg. Vetëm një javë pas, Ridvan Haqifi, e kishte siguruar Zekria Qazimin se ai dhe dhjetë shokët e tij janë ende gjallë dhe po e kryejë ‘misionin’ e tyre.

“Selamu alekjum hoxh mir jem tan ktu. Selam vllaznive”, i kishte shkruar imami Haqifi – Zerkira Qazimit me 09 Shtator 2013. SMS ishte dërguar nga i njëjti numër dhe edhe pse ndodhej në Siri përdorte numrin e Kosovës. E Zekria Qazimi edhe këtë herë u tregua i kujdesshëm. Nuk shkëmbeu asnjë shkronjë apo fjalë.

Njëzetekatërvjeçari nga Gjilani, Ridvan Haqifi, me kohë u shndërrua në një nga terroristët shqiptarë më të njohur dhe monstruoz që luftonte përkrah ISIS’it. Me urdhër nga Kosova të Zekria Qazimit, Ridvani e pasoi Lavdrim Muhaxherin në drejtimin e xhihadistëve shqiptarë në këtë organizatë në Siri. Edhe pse Muhaxhiri, njëjtë si Haqifi, kishin raporte të afërta me Zekria Qazimin, që e konsideronin mësues të tyre.

Por, rekrutimi i kosovarëve për ISIS nga ‘grupi’ i hoxhës Qazimi nuk kishte përfunduar me kaq. Madje më vonë, të rinjtë e interesuar për t’u nisur drejtë Sirisë lajmëroheshin vetë në numrin e Zekria Qazimit dhe tregonin gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe ligjëratave të imamit për t’i mbështetur ‘vëllezërit e tyre myslimanë’ që çdo ditë vriteshin në Siri e Irak.

“Selam alejkum hoxh jena qata 2 djemt qe kem te ti nashta sun ta këna ba pytjen qysh duhet, jena tu dasht me shku vullnetarisht atje a asht farz ajin per nëse nqoftse jo a duhet me marr leje prej prindve nqet rastin ton”, i kishte shkruar imamit Qazimi i mituri, R.D. nga Varoshi i Ferizajt, më datë 21.10.2013.

“Hoxh a ka mundsi me na kthy përgjigje”, i shkruan mesazh Qazimit, i njëjti person. Por, Zekria Qazimi sërish hesht, kur është puna të komunikojë në telefon për organizime të tilla.

Por, kur po afrohej dimri i vitit 2013, një nga ‘ushtarët’ më premtues që Qazimi e kishte nisur për ISIS, Liridon Kabashi me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, kërkon të kthehet në Kosovë.

E kjo mund të ketë shkaktuar një përplasje të vogël mes shqiptarëve që luftonin atje. Udhëheqësi i terroristëve shqiptarë në Siri, Ridvan Haqifi, nuk i jepte leje Kabashit që të kthehej mbrapa. E ky i fundit detyrohet t’i kërkojë ndihmë hoxhës, pasi e kishte ndarë mendjen që të kthehej te babai, i cili i kishte mbetur i vetëm në shtëpi.

“Selam alejkum hoxhe jam liridon kabashi deshta mem ndihmu pak mi tha ridvanit mem letu lejen per ks se fejza spom jep teskije kur jam ardh fill kam nejt 1 muj te ai tan jam ardh ktu e kam babën vet e spo mun me shku zvicer dhe 4 muj e un me shku dimrin me ja lehtu me ba bukën mela teshat.mos me la namazin”, insistonte Liridon Kabashi më 29.11.2013.

Kështu, 27 vjeçari, Liridon Kabashi, me t’u kthyer në shtëpinë e tij i kishte rrëfyer Policisë së Kosovës për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme. Derisa ishte arrestuar disa muaj pas, më 14 gusht 2015 së bashku me Zekrija Qazimin dhe pesë të tjerë dhe ngarkohen me tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Edhe imami Zekria Qazimi disa herë dyshohet të ketë qenë në Siri e Irak përgjatë viteve 2012-2014. Hera e fundit që ai kishte shkelur këtë pjesë të Azisë, sipas këtyre mesazheve që ka siguruar Gazeta Express, kishte qenë marsi i vitit 2014. Ai ishte nisur bashkë me Njazi Ballazin, vëllai i bashkëpunëtorit dhe bashkë të akuzuarit, Burim Ballazi. Madje, ky i fundit, të dyve ua kishte siguruar vizën dhe biletat e udhëtimit. /GazetaExpress/.

 



Ju sugjerojmë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Para
Basha: Nis hapja në PD, s’ka më makiazhe

Basha i përgjigjet Ramës: Sheh përralla me armiq imperialistë

Foto-galeri/ Ish e dashura e Justin Bieber pozon sërish topless

Foto-galeri/ Ish e dashura e Justin Bieber pozon sërish topless

Video/ Izraeli përfshihet nga flakët, evakuohen 80 mijë persona

Video/ Izraeli përfshihet nga flakët, evakuohen 80 mijë persona
















TE FUNDIT

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
14 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com