Dy të mitur janë dërguar në QSUT, pasi dyshohet se janë rrëzuan në kopshtet që shkojnë.
Dyshohet se të dy janë rrëzuar aksidentalisht në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”.
Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim.
“Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim”, njofton policia./Opinion.al