Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeveria po punon për rritjen e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta.
Në konferencën rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, Rama deklaroi se janë 16 fëmijë me aftësi të veçanta që mertitojnë jo vetëm mbështetje financiare, por edhe institucionale.
Më tej, ai tha se po punohet për shtimin e mësuesve specialë, si edhe për hapjen e klasave të para për fëmijët që janë të shtruar në spitale.
“BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ceur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane dhe për zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve, nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësues më të gjithë hapësirën europiane.
Këtu natyrisht që financimi i posaçëm lidhet me përfshirjen aktive të qeverise kombëtare e vendore, ndërtimin e partneriteteve me organizata qeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore e shëndetësore. Në të gjitha këto drejtime kemi bërë kemi bërë një progres të dukshëm, duke synuar të përfitojmë nga financimi i BE.
Një nga pikat ku synojmë të bëjmë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta të cilët në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten, meritojnë një rritje të mbështetjes nga ana jonë, e cila nuk është thjesht e vetëm financiare por edhe institucionale.
Për këtë po punohet aktivisht që të rritet numri i mësuesve speciale, ashtu sikundër kemi hapur dje një kapitull të ri për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital, klasa mësimore dhe arti, u shërbejnë të mos humbasin kontaktin me mësimin dhe të energjizohen me besim e bindje se do t’ia dalin në betejën me sëmundjen e tyre”, shprehet Rama.