Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

James Rubin viziton Ballkanin/Do të pritet edhe në Shqipëri, lë jashtë axhendës Beogradin

2023/04/08 at 2:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
James Rubin viziton Ballkanin/Do të pritet edhe në Shqipëri, lë jashtë axhendës Beogradin

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James P.Rubin, nga 10 deri më 14 prill do të vizitojë tri shtete të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, tha DASH.

Ndërkaq, në Tiranë të Shqipërisë, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

James Rubin që në të kaluarën ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë “Medaljen Presidenciale të Meritave”.

Ndërkohë, Qendra për Angazhim Global funksionon në kuadër të DASH-it dhe synon që të integrojë dhe koordinojë përpjekjet e Qeverisë amerikane për të informuar dhe shpërfaqur përpjekjet për propagandë dhe dezinformim që minojnë politikat e sigurisë dhe stabilitetin e SHBA-së dhe shteteve aleate dhe partnere të saj.

Shtete të Ballkanit Perëndimor, sikurse Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë paralajmëruar për rreziqet nga ndikimet e mundshme ruse në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndikimin e Kinës në disa shtete të rajonit.

Të gjitha shtetet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Beogradi ka justifikuar vendimin e tij, duke u thirrur në raportet miqësore që ka me Moskën.

Ju sugjerojmë

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Kryesore

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

9 Shtator, 2025 12:06 pm
Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
Kronikë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

9 Shtator, 2025 11:36 am
Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
Kryesore

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

9 Shtator, 2025 11:18 am
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

9 Shtator, 2025 11:12 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

9 Shtator, 2025 11:09 am
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza

9 Shtator, 2025 11:01 am
Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Para
Skocia do të provojë në muajin e ardhshëm autobusët e parë pa shofer

Skocia do të provojë në muajin e ardhshëm autobusët e parë pa shofer

Torturuan dhe trafikuan një grua për të disatën herë, arrestohen 6 persona në Kinë

Torturuan dhe trafikuan një grua për të disatën herë, arrestohen 6 persona në Kinë

Përballë 34 akuzave penale/ Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Përballë 34 akuzave penale/ Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

TE FUNDIT

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
9 Shtator, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat. Komisioneri Celibashi i...

Lexo më shumë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
9 Shtator, 2025

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të...

Lexo më shumë

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
9 Shtator, 2025

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”, zv/kryeministrja Belinda Balluku...

Lexo më shumë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
9 Shtator, 2025

Policia ka shpallur në kërkim dy persona që i kanë siguruar autorit armët e krimit, njëri prej tyre , 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com