Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

James O’Brien në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

2024/10/21 at 6:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
James O’Brien në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien po takohet të hënën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, një ditë pasi takoi në Beograd Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje të re për të nxitur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Para takimi ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, shkroi në rrjetet sociale se me zyrtarët e Kosovës do të diskutohen çështjet thelbësore dypalëshe dhe do të ritheksohet përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës.

Gjatë vizitës në Beograd, diplomati amerikan tha në një intervistë me televizionin shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara duan që Serbia dhe Kosova të përparojnë drejt integrimit evropian.

Sipas një përkthimi të televizionit shtetëror serb, zoti O’Brien bëri thirrje që të respektohen marrëveshjet e arritura, që autoritetet e Prishtinës të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të diskutohet integrimi në institucione i serbëve që jetojnë në veriun e Kosovës.

Zoti O’Brien citohet të ketë thënë se themelimi i Asociacionit është një hap i rëndësishëm dhe një detyrim që nga viti 2015. Por, sipas tij, më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet këtë javë në nivel kryenegociatorësh.

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak shkroi në rrjetet sociale se është duke u përgatitur për takimin e radhës që pritet të mbahet këtë të enjte dhe sipas tij tani është koha për të filluar zbatimin me zell të marrëveshjeve të arritura në shkurt dhe mars të vitit të kaluar./VOA

Ju sugjerojmë

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

18 Korrik, 2025 10:42 am
Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët
Aktualitet

Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët

18 Korrik, 2025 10:34 am
Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve
Aktualitet

Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

18 Korrik, 2025 10:29 am
Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
Aktualitet

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

18 Korrik, 2025 10:18 am
BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

18 Korrik, 2025 10:12 am
Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
Bota

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

18 Korrik, 2025 10:02 am
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
Aktualitet

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

18 Korrik, 2025 9:54 am
Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Para
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Sali Berisha për arrestimin e Ilir Metës: Rrëmbyen, tërhoqën zvarrë dhe goditën ish-presidentin!

Sali Berisha për arrestimin e Ilir Metës: Rrëmbyen, tërhoqën zvarrë dhe goditën ish-presidentin!

Arrestimi i Metës, Berisha njofton datën e protestës së radhës: Do të paralizojmë vendin!

Arrestimi i Metës, Berisha njofton datën e protestës së radhës: Do të paralizojmë vendin!

TE FUNDIT

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
18 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka publikuar këtë të premte, më 18 korrik, një përmbledhje paraprake të performancës të të ardhurave dhe...

Lexo më shumë

Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët

Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët
18 Korrik, 2025

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo...

Lexo më shumë

Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve
18 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me...

Lexo më shumë

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
18 Korrik, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndodhet në Romë në kuadër të Forumit të Parë të Turizmit Itali-Ballkan. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com