Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
Mësohet se gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi.
Ndërkohë ish-kryeministrit Sali Berisha iu ndryshuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi dhe u lirua më datë 27 nëntor të këtij viti.