Gjatë konferencës së sotme, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të bëjë ndërmjetësin mes Kosovës dhe Serbisë.
Menjëherë ai është përgjigjur “Jo”, “Asnjëherë”.
Ndër të tjera, Rama shtoi se ai është në konflikt të hapur dhe nuk mund të jetë ndërmjetës. Ai shtoi se edhe pse shumë e quajnë “vllau i Vuqiqit”, ai është në konflikt interesi dhe se Vuçiç e di këtë gjë.
“Unë nuk mund të bëj ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam në konflikt të hapur interesi. Pavarësisht se për disa jam “vllau i Vuqiqit”, edhe Vuqiqi e di shumë mirë që nuk mund të bëj ndërmjetësime” u shpreh Rama./Opinion.al